“Djemtë dhe librat”, lojtarët e futbollit amerikan mësojnë fëmijët e klasës së tretë
Në një shkollë të qarkut të Haywood, Kaliforni në Amerikë, po zhvillohet një program i madh leximi. Programi "Djemtë dhe Librat" synon që djemtë e klasës së tretë të shkollës për futbollin amerikan, t’i bëjë më të lidhur me librat.
Në një shkollë të qarkut të Haywood, Kaliforni në Amerikë, po zhvillohet një program i madh leximi. Programi "Djemtë dhe Librat" synon që djemtë e klasës së tretë të shkollës për futbollin amerikan, t’i bëjë më të lidhur me librat.
“Në hulumtimin që kemi kryer, në të gjitha të dhënat, tregohet se djemtë kanë një shpirt luftarak për të mësuar në shkollë. Ata luftojnë për një sjellje më të mirë dhe për të qenë në të ardhmen, përse jo edhe profesionalë”, tha këshilltari shkollor Joy Sollie.
Lojtarët e futbollit nga Shkolla e Mesme Tuscola po ndajnë për lexim libra të mirë me klasën e tretë dhe të katërt në Shkollën Fillore Junaluska. "Ka të bëjë me leximin, dhe kjo ju jep njohuri", tha Josef, një lojtar futbolli amerikan profesionist.
Ai shtoi se disa fëmijë thjesht luajnë video-lojëra dhe kjo iu shkakton probleme në zhvillim, pasi duhet të kultivohen edhe me leximin. Pjesëmarrësit thanë se programi “Djemtë dhe librat” është një e mirë për të gjithë komunitetin.
“Leximi mëson shumë për mësimet në jetë. Nuk janë mësime vetëm për futbollin, por edhe për atë që fëmijët i pret në të ardhmen”, tha nxënësi i shkollës së mesme Nick Helsel.
Fëmijët e kanë pritur mjaft mirë programin, madje disa prej tyre vrapuan për të ndjekur leximet e librave, që më së shumti flisnin për futbollin amerikan, duke qenë se këto shkolla janë të profilizuara.
(Përshatati Dionis Xhafa; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Roli dhe detyrat e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë në arsimin dhe për këshillimin e karrierës
Disa veprimtari të shkollës si Qendër Komunitare