
“Dje, sot, nesër”, gjuha shqipe II
“Dje, sot, nesër” është tema mësimore e lëndës së gjuhës shqipe të klasës së dytë. Planifikimi i orës së mësimit u realizua nga mësuesja e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” Reda Zela.
Fusha: Gjuha dhe komunikimi
Lënda: Gjuha shqipe
Shkalla: I
Klasa: II
Mësuese: Reda Zela
Tema mësimore:
Dje, sot, nesër (2 orë mësimore)
Situata e të nxënit: Vendosja e foljeve në kohë të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- dallon kohën e kryerjes së një veprimi, nisur nga koncepti kohë: dje-sot-nesër;
- bën lidhjen e veprimit me kohën kur ai kryhet;
- përcakton kohën e foljeve në fjali;
- ndërton fjali me foljen në kohën e kërkuar sipas konceptit kohë: dje-sot-nesër;
- vlerëson punën e të tjerëve;
- bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre;
Fjalët kyç: veprimi, folja, kryhet, kohë të ndryshme, dje, nesër, sot
Burimet dhe materialet didaktike:
• njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
• teksti mësimor
• mjete shkrimi
• fisha me konceptet kohë: dje-sot-nesër
Lidhja me fushat e tjera: Artet, Shoqëria dhe mjedisi Lidhja me temat ndërkurrikulare -Të drejtat e njeriut -Mjedisi -Bashkëjetesa paqësore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:Përvijim i të menduarit, Diskutim, Bisedë,
Punë në çift, Punë individuale, Lexo-plotëso, Vëzhgo-komento, Punë me gjithë klasën
Organizimi i orës së mësimit
Kontrolli dhe leximi i detyrave të shtëpisë, diskutohet zgjidhja e detyrës nga disa nxënës.
Veprimtaria e parë:Përvijim i të menduarit
Ftoj nxënësit të rikujtojnë se çfarë tregon emri, mbiemri dhe folja.Ndalem tek folja.
Folja:
1- Tregon një veprim që kryhet
2- Gjendet me pyetjen: Ç’farë bën?....
I nxis nxënësit të krijojnë fjali të ndryshme.Nxënësit dallojnë, ngjyrosin dhe nënvizojnë foljet.
Veprimtaria e dytë: Diskutim, Bisedë, Punë me gjithë klasën
U paraqes nxënësve foto të ndryshme nga tre mësimete fundit të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe
Kërkoj nga nxënësit të ndërtojnë fjali rreth figurave të paraqitura, të nxitur edhe nga pyetjet e drejtuara. P.sh
Çfarë mësuam dje? Dje mësuam mësimin “Mëngjesi në fshat”.
Kur ka ndodhur veprimi në figurën e parë? Dje, më parë. Pra është në kohën e shkuar.
Çfarë po mësojmë sot? Sot po mësojmë mësimin “Dje, sot, nesër.”
Kur po ndodh veprimi në figurën e dytë? Sot, tani. Pra është në kohën e tashme.
Çfarë do të mësojmë nesër? Nesër do të mësojmë mësimin “Të duam natyrën.”
Kur do të ndodh veprimi në figurën e tretë? Nesër, më pas. Pra është në kohën e ardhme. Shkruaj fjalitë në tabelë. Veçohet folja nga nxënësit(ngjyroset ose qarkohet). I nxis nxënësit të dallojnë se çfarë ndodh me të njëjtën folje në të tria rastet.
Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se folja ka ndryshuar , sepse veprimi kryhet në kohë të ndryshme dhe se format e foljeve ndryshojnë sipas kohës kur kryhet veprimi.
Lidhen foljet me treguesin kohor (dje,sot,nesër).Punohet me etiketa.
Veprimtaria e tretë:Vëzhgo-Komento
I ftoj nxënësit të vëzhgojnë dhe të komentojnë figurat e dhëna në tekst.Lexohen fjalitë e dhëna dhe rregulli Mbaj mend.
Veprimtaria e katërt: Punë individuale, Punë me gjithë klasën, Diskutim
I orientoj nxënësit në plotësimin e ushtrimeve.
Ushtrimi 1
Në këtë ushtrim nxënësit lidhin me vijë veprimin me kohën kur është kryer dhe ngjyrosin foljet si modeli.
Ushtrimi 2
Edhe në këtë ushtrim nxënësit punojnë individualisht për të shënuar me shenjën përkatëse kohën kur kryhet veprimi në tabelë.
Fjalitë | Dje | Sot | Nesër |
---|---|---|---|
Arditi do të luajë me skuadrën e shkollës. | + | ||
Anisa recitoi në festën e 1-Qershorit. | + | ||
Jonida po vizaton një shtëpi të bukur. | + |
Ushtrimi 3
Punë individuale.Në këtë ushtrim nxënësit shkruajnë foljen sipas kohës kur kryhet veprimi.
Fjalitë | Dje | Sot | Nesër | |
---|---|---|---|---|
Ana (vizaton) | një lule. | |||
Denisi (luan) | në piano. | |||
Gëzimi (shëtit) | në park. |
Ushtrimi 4
Nxënësit punojnë individualisht për të plotësuar tabelën duke shkruar fjalitë me folje në kohën e duhur.
Diskutohen zgjidhjet e ushtrimeve nga ku nxënësit vlerësojnë veten dhe shokun.
Veprimtaria e pestë: Punë në dyshe.
Nxënësit i ndaj në tre grupe sipas koncepteve kohë: Dje – Sot – Nesër
Nxënësit në dyshe i orientoj të plotësojnë fishat e shpërndara.
p.sh
Dje → Mësuesja shpjegoi mësimin.
Sot → Mësuesja po shpjegon mësimin.
Nesër → Mësuesja do të shpjegojë mësimin.
Lexohen dhe diskutohen fjalitë e formuluara nga nxënësit.
Vlerësimi bëhet për:
-dallimin e kohës së kryerjes së një veprimi, nisur nga koncepti kohë:dje-sot-nesër;
-vendosjen e foljeve në kohën e kërkuar;
-ndërtimin e fjalive me foljen në kohën e kërkuar sipas konceptit kohë:dje-sot-nesër;
-mënyrën e bashkëpunimit në grupe;
-vlerësimin që i bëjnë nxënësit njëri-tjetrit.
Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruaj nga dy folje për secilën kohë dhe ndërto fjali me to.
(Portali Shkollor)
“Të drejtat e fëmijëve”, projekt për klasat e dyta
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
Program për Festën e Abetares nga mësuesja Violeta Kuqi