Ditar, lënda histori VI
Kjo orë model në lëndën e historisë VI është përgatitur nga mësuesja Shpresa Shimaj. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Planifikimi i orës mësimore
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi
Lënda: Histori
Shkalla: III
Klasa: VI A+B
Tema mësimore:
1- Feudalizmi si një sistem i ri. Tiparet themelore.
2 - Ekonomia feudale.
Fjalët kyçe: feud, feudalizëm, hierarki, kodi kalorësiak, bujkrobër, çiflig, ekonomi vetfurnizuese.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës sipas temës mësimore:
• Identifikon feudalizmin si një sistem të ri ekonomik në mesjete.
• Përcakton strukturën e shoqërisë feudale.
• Dallon ndryshimet e këtij sistemi në jetën ekonomike dhe shoqërore.
Shpjegon detyrimet e bujkrobërve.
Situata e të nxënit: Supozoni se ju jeni një bujk qe punoni vazhdimisht tek një pronar. Çfarë detyrimesh keni ju ndaj pronarit? A do te pranonit te ishit vazhdimisht në varësinë e pronarit? Si mund ta fitonit lirinë?
Thoni dallimet midis fshatit e qytetit?
Burimet: Teksti, interneti, fletore shënimesh ,etj.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi, Qytetari. TIK, Art pamor.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Struktura e mësimit
Fazat | Strategjitë | Veprimtaritë | Organizimi |
---|---|---|---|
Parashikimi: | Stuhi mendimesh | Nxitja e diskutimit | Gjithë klasa |
Ndërtimi i njohurive: | Harta e konceptit | Paraqitja grafike e informacionit | Punë në grupe |
Përforcimi: | Pesëvargëshi/loje me role | Nxitja e veprimtarisë krijuese | Punë individuale/punë në grup |
Përforcimi: Pesëvargëshi / lojë me role
Nxitja e veprimtarisë krijuese: Pune individuale / punë në grup
Në tabelë janë vendosur foto të ndryshme si: mbreti, priftërinj, kalores, feudal, bujkrob, skllav etj. ose me video-projektor.
ORA I:
Hapi i parë: Parashikimi - Stuhi mendimesh. (10 minuta)
Shkruhet në tabelë fjala Feudalizëm, Fshat, Qytet dhe pyeten nxënësit se çfarë dinë për ta:
Mblidhen mendimet e nxënësve dhe bëhet plotësimi i saj...
Hapi i dytë: Ndërtimi i njohurive - Harta e konceptit nr.1 (17 minuta)
Ndahet klasa ne grupe sipas rreshtave dhe secili nxënës lexon temën e re ne mënyrë të pavarur dhe nënvizojnë pjesët kryesore. Pyetjet sipas grupeve janë:
Grupi i parë: Cili ishte funksioni i kështjellave feudale?
Grupi i dytë: Si është e organizuar marrëdhënia hierarkike dhe marrëdhënia e vasalitetit? Grupi i tretë: Çfarë përfaqësonte bujkrobëria?
Harta e konceptit plotësohet me ndihmën e nxënësve.
Dhe bëhet shpjegimi bashkë me nxënësit i secilit prej koncepteve të reja.
Nxënësit plotësojnë strukturën e hierarkisë feudale në fletoren e shënimeve.
Ndërkohë një nxënës në tabelë vendos figurat sipas hierarkisë feudale.
Hierarkia e shtresave
- Udhëzohen nxënësit të përdorin informacionin e marrë nga teksti për të ndërtuar hartën e konceptit nr.2.(18 minuta)
Njihen nxënësit me konceptin ekonomi feudale.
← tokë
← kopshte
Ekonomi feudale ← zejtari
← kultura bujqësore
Së bashku me nxënësit shpjegohet çdo koncept i ri.
S’përfaqëson çifligu feudal?
• Ç’dimë për detyrimet e fshatarëve bujkrobër?
• Ç’kuptoni me ekonomi të mbyllur?
Ekonomia | Feudale |
---|---|
Organizimi i çifligut | Marrëdhëniet ekonomike |
Domeni – Toka e lordëve Ngastra e tokës se bujkrobërve Pasuritë natyrore dhe objektet materiale Prone ishte edhe kisha | Baza – Toka Fshataret – bujkrobër – detyrime Pune angari – detyrim ne natyre Tatime për shfrytëzimin e mullirit, furrës dhe punishteve blegtorale |
ORA II:
Hapi i tretë: Përforcimi -Pesëvargëshi/loje me role etj. (40 minuta)
Klasa ndahet ne grupe, ku secilit grup iu caktohen detyrat.
Hedhja bëhet me short.
Grupi I: Shkruani një pesëvargësh ne lidhje me Feudalizmin dhe ekonominë feudale.(ndërtojnë skemat)
Grupi II: Vizatoni hierarkinë e shtresave dhe komentojeni atë.
Grupi III: Loje me role. Bashkëbisedim midis një Lordi dhe Bujkrobi dhe detyrimet e tij
Grupi IV: Përshkrim dhe vizatim i kështjellave e qyteteve mesjetare
Grupi V: Vizatoni një çiflig dhe komentojeni atë dhe me anë të skemës.
Vlerësimi: (5 minuta)
Diskutim
Hulumtimi i materialit
Aktivizimi i nxënësve
Puna me skemat.
Detyrat në shtëpi: Cili është kuptimi i ekonomisë “së mbyllur” dhe “vetëfurnizuese”.
(Mësuesja e lëndës: Shpresa Shimaj, shkolla “Gjon Ndoci”; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII