Ditar, gjuha shqipe VII
Ky është një model ditari i realizuar sipas nismës “Tri lëndë në gjashtë orë” nga mësuesja Zarina Najpi, shkolla “Agim Tafili” Berdicë. Tema “Pas vdekjes. A. Z. Çajupi’, lënda gjuha shqipe VII, rubrika të lexuarit.
Mësuesja: Zarina NAJPI
Data: __________________
Fusha: Gjuha dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë - shqipe
Shkalla: III
Klasa: VII
Rubrika: Të lexuarit
Ora I: Tema mësimore: Pas vdekjes. A. Z. Çajupi
Ora II: Tema mësimore: Pas vdekjes. A. Z. Çajupi
Situata e të nxënit:
Ora I: Komedia
Ora II: Humori
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit
Rezultatet e të e nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Tema I
- dallon si komedinë, si lloj letrar
- tregon brendinë e tekstit dramatik
- lidh mesazhin e tekstit dramatik
Fjalët kyçe: Komedi, personazh komik, humor, dialog.
Burime: Teksti, materiale informative për autorin, fotografi, veshje.
Tema II
- analizon karakterin e personazheve nëpërmjet fjalëve që thonë
- dallon veçoritë e dialogut në fragment
- zbulon gjuhën e komedisë
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare: artet
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënit: stuhi mendimi, lexim me role, diskutim, punë në grupe, diskutim
Organizimi i orës së mësimit (45min)
- Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Stuhi mendimi
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë çfarë dinë lidhur me komedinë
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantimi i temës së re
Mësuesi/ja prezanton titullin e temë së re dhe autorin. Flitet shkurtimisht për jetën dhe veprën e autorit.
Lexim me role
Mësuesi/ja ndan rolet dhe u kërkon nxënësve të nënvizojnë pjesën që ju pëlqen më shumë ose që i bën për të qeshur.
- Fjalë dhe shprehjet e reja
- U kërkohet nxënësve të nënvizojnë fjalët e reja. Shpjegohen ato.
- Pyetje rreth të kuptuarit
- Cila është tema e bisedës mes dy personazheve?
- Pse janë të shqetësuar ata?
- Ç’ përmbajtje kishte nekrologjia e Lulushes?
- Cila është arsyeja e pakënaqësisë dhe zemërimit të Adham-Utit?
- Ritregimi i brendisë e tekstit. 1-2 nxënës thonë me fjalët e tyre brendinë e tekstit.
Mesazhi
Mësuesi/ja pyet: Cili është mesazhi që merrni nga kjo komedi?
Pyetje( Diskutim)
Vesi që godet Çajupi është shtirja e njerëzve, ku përmes situatave komike demaskon mediokritetin, mendësitë e prapambetura, njerëzit dritëshkurtër që shqetësohen për kotësira.
-Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Diskutim
− A ju pëlqeu ky tekst? Pse?
− Çfarë ju pëlqeu më shumë?
− Çfarë përjetuat ju ndërsa e lexuat atë pjesë?
Organizimi i orës së mësimit (ora e dytë) 45 min
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe
Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurit duke paraqitur anët argëtuese të realitetit. Teknikat humoristike përfshijnë: lojërat e fjalëve, batutat, si dhe shprehjet e ekzagjeruara.
Grupi 1:
- Cila është ideja që përcillet nëpërmjet kontrastit në paragrafin e dytë?
- Monologu i mbretëreshës Teutë është madhështor dhe dramatik.
- Këtë dimension e krijon: ○ personazhi kryesor; ○ tema; ○ mjedisi; ○ subjekti?.
Grupi 2:
- Përcaktoni në tekst: kohën e foljeve dhe vetën e rrëfimit.
- Dalloni në tekst: fjalitë mohore, fjalitë lejore, fjalitë pyetëse, fjalitë urdhërore, fjalitë pa folje.
Grupi 3:
- U kërkoj nxënësve të komentojnë thënien e mëposhtme:
“Madhështia e shpirtit duron me dinjitet padrejtësitë”. Demokriti
- Bazohuni në shembuj nga historia, letërsia apo shkenca, duke përmendur figura të shquara, që frymëzojnë njerëzimin.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diskutim
Nxënësit gjejnë pjesët që ju pëlqejnë më shumë dhe që i bëjnë për të qeshur dhe diskutojnë rreth tyre.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për dallimin e komedisë, si lloj i tekstit letrar, për zbërthimin dhe rrëfimin e brendisë të tekstit dramatik, për formulimin e mesazhit të tekstit dramatik, për gjykimin dhe vlerësimin e mesazhit të komedisë, për interpretimin e saj.
Detyrë shtëpie: Përzgjidhni fjalët dialektore dhe ato që mendoni se kanë një vlerë të ndryshme nga gjuha standarde. Kthejini në standard.
(Portali Shkollor)
Test përmbledhës për lëndën e matematikës, klasa e tretë
Teste dhe detyra përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët/ Klasa I-V
Plan "PEI", për nxënësit me vështirësi në të nxënë