Diskoteka, a është variant i mirë për t’u argëtuar?
Këto lloj klubesh të ofrojnë një mënyrë argëtimi për fundjavën, por e mira është ta ndërthurësh edhe me argëtime të tjera, si vajtja në kinema, teatër, apo në sport me ndonjë grup shokësh.
Pyetja e adoleshentit: A është një variant i mirë për t’u argëtuar frekuentimi i diskotekave “light”?
Përgjigjen specialistët:
Megjithëse bëhet fjalë për një mënyrë të kalimit të kohës së lirë më të sigurt se të tjerat, kjo nuk do të thotë se duhet të kesh besim të plotë: ndodh që rreth këtyre lokaleve të shitet dhe të konsumohet drogë.
Këto lloj klubesh të ofrojnë një mënyrë argëtimi për fundjavën, por e mira është ta ndërthurësh edhe me argëtime të tjera, si vajtja në kinema, teatër, apo në sport me ndonjë grup shokësh.
Të dhëna teknike
- Diskotekat “light” janë mjedise argëtuese për më të rinjtë.
- Lejohet hyrja e personave nga 14 deri në 18 vjeç.
- Kanë një orar të veçantë, nga ora 17:00 deri në 22:00.
- Ndalohet konsumi i pijeve alkoolike dhe i duhanit.
- Dënohet me ligj shkelja e këtyre rregullave dhe vihen gjoba shumë të larta për thyerjen e këtyre kushteve.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!
Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?