Disa mënyra se si të festoni Ditën Europiane të Gjuhëve në shkollë
Më rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve është e rëndësishme të inkurajoni nxënësit që të ndjekin edhe mësimin e gjuhëve të huaja teksa edukohen në shkollë. Më poshtë do të gjeni disa ide se si mund të festoni Ditës Evropiane të Gjuhëve në klasat tuaja.
Duke filluar që nga viti 2001, çdo 26 shtator, Dita Evropiane e Gjuhëve vazhdon të festohet për diversitetin gjuhësor duke theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhëve, duke promovuar ruajtjen e gjuhëve të ndryshme brenda Evropës dhe duke inkurajuar nxënësit që të ndjekin gjuhët ndërsa udhëtojnë nëpër edukim.
Mund t’i hidhni më poshtë një vështrim këtyre ideve për të festuar Ditës Evropiane të Gjuhëve në shkollën tuaj:
1. Kush dëshiron të bëhet milioner? (Speciale e Ditës Evropiane të Gjuhëve)
Të gjithëve u pëlqen një shfaqje kuizi! Ndërkohë që mund të mos largohen me para në xhep, nxënësit me siguri do të përjetojnë një mori pyetjesh në lidhje me gjuhët e huaja dhe do të përfitojnë përvojën shumë e rëndësishme të të mësuarit përmes argëtimit!
Do të jetë thuajse një udhëtim imagjinar me Alain Simons nga versioni francez i “Kush do të bëhet milioner”, teksa nxënësit do të argëtohen me një mori pyetjesh me zgjedhje të shumëfishta që prekin një sërë gjuhësh.
Shkarkojeni kuizin këtu
2. Mini tregu evropian i ushqimit
Në kohën e drekës, inkorporoni pak mësim duke zhvilluar një aktivitet mbi tregun ushqimor evropian.Nxiteni secilin student të sjellë një ushqim të lidhur tradicionalisht me një vend evropian.
Nëse nuk e keni mundësinë e një mense në shkollë, atëherë shfrytëzoni klasën tuaj në identifikimin e artikujve ushqimorë dhe të përcaktoni se nga cili vend vjen secili.
Ndajeni klasën në grupe (ose 'stalla në tregje') ku nxënësit me radhë mund të provojnë shijen e ushqimeve dhe të thonë një hamendësim se nga cili vend e ka origjinën produkti ushqimor. Të dhënat mund të vendosen në tryezë, duke përfshirë edhe flamuj të shteteve dhe në fund të aktivitetit mund të bëni një pasqyrë të vendeve të ndryshme evropiane që u prezantuan.
3. Mësime gjuhësore përmes grupeve të ndryshme të nxënësve
Krijoni një “sistem miqsh” brenda shkollës suaj që lejon grumbullimin e nxënësve nga klasa të ndryshme.
Për shembull nxënësit e klasës së 6-të mund të bashkohen me ata të klasës së parë, për t’iu ofruar atyre një mësim gjuhësor 15-minutësh. Në këtë rast mund të thuhet se, të vihesh në një pozicion për të mësuar diçka është një mënyrë fantastike për të mësuar veten! Nga lojërat me fjalitë bazë të një gjuhë të huaj, deri te mini-kuizet, nxënësit më të rritur mund të ndajnë përvojën e tyre të gjuhëve me nxënësit e klasave më të ulëta. Pra ata jo vetëm do të ndajnë njohuritë e tyre mbi “X”gjuhë, por do të marrin përgjegjësinë e të qenit model për nxënësit më të vegjël.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntori i ndërgjegjësimit universal për të vegjëlit tanë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë