Disa këshilla për prinderit që dërgojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në kopsht
Fëmijët që shkojnë për herë të parë në kopsht dhe nuk janë ende gati për t'u ndarë me prindërit lehtësisht, siç mund të jenë disa bashkëmoshatarë të tyre. Ditët e para të kopshtit është e udhës të veproni si më poshtë. Këshilla nga Pranvera Paplekaj (Martinaj), Psikologe.
Prindër kujdes!
Fëmijet që shkojnë për herë të parë në kopsht dhe nuk jane ende gati për t'u ndarë me prindërit lehtësisht, siç mund të jenë disa bashkëmoshatarë të tyre:
Ditët e para të kopeshtit është e udhës të veproni në këtë menyrë:
- Mos i lini shume gjatë në kopsht.
- Mos i lini vetëm dhe të vraponi për në punë, merrini masat, asgjë përpara fëmijës.
- Mos i krahasoni me shokët që nuk qajnë, me motrën apo vëllain-gabim i madh ky.
- Mos iu shprehni fëmijës "vajzat e rritura apo burrat nuk qajnë” kjo shprehje ka pasoja më vonë.
- Mos u nervozoni, mos i shikoni vrerët, madje as mos tentoni ta bëni këtë.
- Ta shoqëroni fëmijën të dy prinderit nëse është e mundur, të paktën ditën e parë, nëse jo, do ju këshilloja ta shoqëroje prindi që është më i qetë, ai që ruan qetësinë përballe fëmijës, që jo gjithmonë mund të jetë nëna.
- Mos u largoni nga ata me sy të përlotur, pasi ua shtoni edhe më shumë ankthin dhe pasigurinë, madje duhet të paraqiteni si i gëzuar dhe i lumtur.
- Mos i gënjeni duke ju thënë p.sh. "vij pas 10 min, dhe të merr mami, babi”, duhet të shkoni fiks në kohën që e keni premtuar.
- Përpiquni të jeni sa më shume kohë së bashku ditët e para dhe të flisni për kopshtin, shokët e rinj, edukatoret, lodrat e reja në kopesht, mallin që ndjeni për njëri-tjetrin.
- Përpiquni të mësoni emrat e shokëve të rinj dhe të ia përmendni në shtepi.
- Flisni shumë për edukatoren, me dashuri, respekt dhe entuziazëm.
- Kur të shkoni për ta marrë hapini krahët nga larg me entuziazëm të madh dhe duke i thënë "bravooo, ia dole të qëndrosh pa mamin dhe babin".
- Premtojani plotësimin e një dëshire sapo të mbarojë orët e qëndrimit në kopsht, kështu do e mbajë mendjen tek dëshira dhe do arrijë të ju harrojë sadopak.
- Mos ia ndryshoni rutinën në shtëpi fëmijës, p.sh. gatuani ushqimet e preferuara të tij, ndërkohë që fëmija është në kopësht dhe kur të vijë t'i gjejë gati, kjo e bind disi fëmijen që në shtëpi nuk ka ndryshuar asgjë, edhe pse ai tani është larguar për disa orë.
Këto janë vetëm disa këshilla shumë praktike për të ndihmuar fëmijën dhe veten tuaj, ta kaloni një moment shumë delikat të jetës së të dy palëve në mënyre sa me të lehtë.
Jo pak raste ka dhe vazhdon të ketë, ku nga padituria e të rriturve u ka shkaktuar traumë psikologjike shumë fëmijëve pikërisht në këtë moment delikat të jetës së fëmijës.
Këshilla ime e fundit dhe më e rëdesishmja është "mos neglizhoni asnjëherë gëzimin dhe hidhërimin e fëmijës dhe kështu rrisim fëmijë të lumtur dhe mund të shmangim shumë probleme, çrregullime psikologjike që një pjesë e konsiderueshme e tyre shfaqen në moshën e rritur si shkak i traumave të përjetuara në fëmijëri. Nëse rrisim fëmijë të lumtur i kemi bërë të gjitha në jetë!".
Shume suksese vogelushëve, prindërve, edukatorëve, mësuesve, drejtuesve dhe çdo kujt tjetër që punon me fëmijët dhe e bën punën me profesionalizëm duke e kombinuar atë me humanizëm!
Të gjithë së bashku mund të rrisim jo vetëm fëmijët tanë të lumtur dhe të sigurt, por edhe të njëri-tjetrit.
Ju lutem mbroni të gjithë fëmijët e kujtdo qofshin ata, pasi sot më shumë se kurrë janë të pasigurtë nga ata që nuk kanë merituar të jenë kurrë fëmija dhe as i rrituri i askujt.
Pranvera Paplekaj (Martinaj)
Psikologe – Lezhë
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rregullat e qëndrimit para kompjuterit dhe mirëmbajtja e tij
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?