“Derisa punët e shtëpisë të na ndajnë përgjithmonë!”
Trendi i fundit i “mëmësisë intensive” është një produkt i krijuar nga media dhe rrjetet sociale ku nënat janë duke konsumuar gjithë kohën, fuqinë mendore, paratë dhe çdo gjë të tyren për fëmijët. Ato ndjehen përgjegjëse për lumturinë e fëmijëve...
Nga viti 1965 deri sot, gratë kanë trefishuar sasinë e punës së paguar, ndërkohë që kanë ulur kohën që kalojnë me fëmijët dhe punët e shtëpisë. Nga ana tjetër, baballarët kanë dyfishuar kohën e kaluar me punët e shtëpisë dhe kanë trefishuar kohën e qëndrimit me fëmijët.
Në vitin 1965 gratë kryenin mesatarisht 30.1 ore punë shtëpie në javë ndërsa burrat kryenin 4.4 orë në javë. Në vitin 2011, statistikat tregojnë se gratë kryenin 17.8 orë punë shtëpie në javë, ndërsa burrat kryenin 9.8 orë në javë.
Edhe pse shifrat kanë ndryshuar, gratë duket se bëjnë akoma dyfishin e punëve të papaguara, sipas studimeve te 2 viteve më parë në SHBA. Studimet po ashtu tregojnë se kur të dy prindërit punojnë, ata i menaxhojnë në mënyrë më të barabartë punët e shtëpisë krahasuar me çiftet ku vetëm njëri punon.
Suedia është vendi me diferencën më të vogël të orëve të punëve të shtëpisë mes gruas dhe burrit, 3.4 me 2.6 respektivisht, duke u pasuar nga SHBA, Kanada, Francë dhe në fund të listës Japonia me 4.9 orë për gratë dhe 1 orë për burrat.
Trendi i fundit i “mëmësisë intensive” është një produkt i krijuar nga media dhe rrjetet sociale ku nënat janë duke konsumuar gjithë kohën, fuqinë mendore, paratë dhe çdo gjë të tyren për fëmijët. Ato ndjehen se janë drejtpërdrejt përgjegjëse për lumturinë e fëmijëve, suksesin e tyre në shkollë dhe të ardhmen e tyre. “E gjitha kjo i mban nënat në një lloj izolimi”, - thotë Milkie, profesore sociologjie në Universitetin e Torontos. “E gjithë pesha iu ka rënë nënave”.
Përsa i përket kohës së pushimit, nënat kanë 25 orë në javë ndërsa baballarët kanë 28 orë në javë, dhe për më tepër koha e lirë e nënave është shpeshherë me ndërprerje, gjë që ia u vështirëson atyre relaksimin. Nënat shpenzojnë më shumë kohë duke bërë shumë detyra në të njëjtën kohë. Për shembull ato mund të jenë ulur për të parë një film, por ndërkohë janë duke palosur rrobat.
Nëse jeni nëna dhe ndjeheni të mbingarkuara duhet të:
1. Filloni të komunikoni me partnerin tuaj
2. Rritni pritshmëritë nga partneri
3. Kërkoni atë që ju nevojitet
4. Mos u kapni me gjërat e vogla që bën partneri, por kërkoni ndihmën e duhur troç
5. Rikrijoni afrimitetin me partnerin tuaj (“Shkaku i shumë konflikteve është mungesa e lidhjes”, - thotë Caffelle)
(Portali Shkollor)
Thënie nga Shën Nënë Tereza
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"