Menaxhimi i mësimdhënies

Dashuri dhe respekt për fëmijët me autizëm, vetëm kështu mund t’ia dalim...

Fëmijët me autizëm kanë disa dallime nga të tjerët. Ata janë shumë të ndjeshëm në marrëdhëniet sociale, kanë vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, dhe vështirësi në përballimin e stresit. Por mbështetja, dashuria dhe respekti ndaj tyre mund t’i ndihmojë ata.

Punoi: Florinda Palaj


Fëmijët me autizëm kanë disa dallime nga të tjerët. Ata kanë vështirësi të ndjeshme në marrëdhëniet sociale, vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, shfaqje të interesit për një numër të kufizuar gjërash dhe vështirësi në përballimin e stresit. 


Autizmi është një spekter, ku shkaku psikogjenik është përjashtuar dhe duhen bërë kërkime empirike që mbeten jobindëse në lidhje me marrëdhënien midis autizmit dhe aulogjenit psikologjik. Mund të ketë raste që shkaqet mund të jenë infeksionet virale gjatë shtatzënisë dhe lindjes, faktorët mjedisore, alergjitë etj. 


Duhet të jetojmë çdo ditë me veprimtaritë e tyre 


Në kurrikulat e arsimit fëmija autik përballet me fushat kurrikulare dhe ato më problematiket janë të folurit, ku imagjinojnë sikur kanë nevojë për diçka, por nuk kanë mjete për të komunikuar. Në këto raste përdoren edhe shenja edhe karta për të shprehur nevojat e fëmijëve me autizëm. Është edhe lidhja shoqërore ku këtu kemi komunikimin e kulturuar me këto fëmijë, ku i konsiderojmë njerëz ndryshe dhe shumë të mirë ne lidhje me ne. Midis tyre rëndësi kanë sjelljet e tyre që kemi vënë re dhe ç’funksion kanë. Përderisa fëmija i kalon vështirësitë në këto fusha bëhet lidhja direkte me fushat e tjera problematike.


Është integrimi ndijor që bëhet hap pas hapi p.sh. dritat, tingujt, aromat, shijet dhe pëlhurat. Nuk ka gjë më të bukur kur rasti i lojërave me të funksionon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet sarkazmave. Tek komunikimi shoqëror rëndësi ka gjuha e trupit, lakimet vokale, zgjedhjet e fjalëve, indiomat dhe krijimi i shprehjeve të përshtatshme shoqërore. Përveç kësaj kemi edhe rregullimin emocional si dhe strategji të kufizuara të komunikimit shoqëror. 


Mjedisi social dhe përshtatja e tyre 


Edhe në shfaqjen e sjelljes së përshtatshme sipas rrethanave, fëmijët krijojnë lidhje me njerëzit, objektet dhe ngjarjet. 


Kur bëjmë vlerësimet tremujore të fëmijës, nisemi nga disa pika të forta autizmi. Që në fillim kemi modelimin dhe gjëegjëzat të cilat i zhvillojnë të perceptuarit. Më pas vazhdojmë me të mësuarit pamor dhe estetik. 


Ka raste të fëmijës me inteligjenca të shumëfishta, por fëmija autik është në gjendje të bëje vetëm një veprim duke u nisur nga puna e dhënë. 


Gjithmonë duhet të ndiqet rutina e fëmijës me autizëm dhe ai do të japë përgjigje ndaj mjediseve të strukturuara. Gjithmonë në vëzhgimet që i bëhet ai merr pjesë në procesin e mendimit absolut. Pra ai rregullin që i mëson, nuk e harron asnjëherë. Gjëja më e thjeshtë që bën fëmija është kopjimi. I jep detyrën përpara dhe ai e kopjon. Është shumë e rëndësishme menaxhimi i sjelljes së tij/saj. Këtu gjëja kryesore është vëzhgimi. Duhet të shohim çfarë bën çdo minutë dhe si sillet me të tjerët. Më parë duhet të nisemi nga faktori i bashkëpunimit duke patur parasysh të drejtat e fëmijës. Çdo gjë duhet të zhvillohet me veprimtari hap pas hapi, por jo të ngutemi, por me hapa të vegjël.


Që në fillim duhet të menaxhojmë veten që të jemi të duruar, të dallojmë dhe të pranojmë se këto karakteristika janë pasojë e natyrshme e aftësisë së kufizuar dhe një zgjedhje për tu sjellë në mënyrë të papërshtatshme. Gjithmonë gjetjen e shkakut të sjelljes mund të konsiderojmë edhe si hapi i parë në ideimin e një ndërhyrje të përshtatshme. Duhet gjithmonë të planifikojmë në kohë rrugët që do të ndjekim për tu larguar nga klasa, nëse nxënësi me autizëm shfaq vështirësi në rregullimin e sjelljes, shmangia e konfrontimit te drejtpërdrejtë me të kur është i mërzitur është një gjë e rëndësishme, pasi duhet të ulim zërin dhe të mos debatojmë me të. Efikasitet të madh luan gjuha dhe sjellja, ku që në fillim duhet ta shohim sjelljen e fëmijës si komunikim. Nuk duhet ta bombardojmë me pyetje. Duhet ta kuptojmë qëllimin që fshihet pas sjelljes dhe të punojmë me qetësi me sjelljet dhe jo kundër tyre. Do të ishte shumë e bukur të kishim kontaktin me sy, shprehjet e fytyrës, gjestet, fjalët, tingujt dhe fjalitë që i themi. Çdo gjë duhet reciproke. Duke përshtatur gjuhën me nivelin e nxënësit arrijmë në një komunikim efektiv. Përdorim forma dhe mjete pamore për të komunikuar dhe përdorim një gjuhë të drejtpërdrejtë pa sarkazma. E folura e ngadaltë dhe me stil jep pak sekonda kohë të përpunojë informacionin e ri dhe gjithmonë duhet të sigurohemi se ku shikon ai çdo sekondë, çdo orë mësimi ẹtj.


Veprimet e tyre të sjelljes 


Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë dhe me zbulimin e pikave të forta dhe të dobëta te interesit të fëmijës me autizëm P.sh. një fëmijë 8 vjeç ka këto pika të forta:

  • Është gjithmonë aktiv (në lëvizje)
  • Kryen me dëshirë aktivitete 
  • S’ka dëshire të marrë urdhra 
  • Ka dëshirë të tërheqë vëmendjen e të rriturve dhe të bashkëpunojë 
  • I pëlqejnë filmat me kartona dhe veçanërisht ato me aksion 
  • Njeh numëratorët deri në 10
  • Dallon emrin e tịj 
  • Pikturon bukur dhe njeh shumë mire ngjyrat 

Për pikat e dobëta, vështirësitë janë:

  • Nivel i lartë energjik 
  • Nuk arin të merret me një detyrë për më shumë se dy minuta 
  • Nuk di të mbrohet nga rreziqet 
  • Humb gjërat, harron fletoret 
  • Shpesh krijon shume konfuzion 
  • Sjelljet janë shume të çuditshme 
  • Ka vështirësi për t’u përqendruar në një kohë të gjatë 
  • Shpesh vizatimet i gris, nuk pranon këshilla 
  • Mungesa e vëmendjes sjell vështirësi 


Këtë gjë që e pamë pas vëzhgimit tri javor të tịj, arritëm në konkluzionin se kishte vëmendje të pakët dhe vështirësi për t’u përqendruar:

  • Tërheqje lehtësisht e vëmendjes nga stimuj të jashtëm 
  • Aftësi të varfra organizative, harrese, mungese vëmendjeje, humbje të gjërave që i nevojiten 


Normalisht që pas pritshmërisë dhe sfidave arritëm në konkluzionin që:        

Fëmijët në rreth 47 % të rasteve gjatë aktiviteteve kanë ulur hiperaktivitetin në grup, qëndron në grup rreth 9 minuta, zbaton rregullat në rreth 60 % të rasteve. Arrin të kryeje detyrat në 60% te rasteve, merr urdhra dhe zbaton rregullat. Dallon emrin e tij/saj mes emrave të tjerë, njeh shkronjat e mësuara, shkruan grafikun e shkronjave sipas modelit, numëron deri në 10-të mjete karakterizuese; njeh dhe dallon 3 figura gjeometrike, pra arrin të gjejë konceptet matematikore. Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa herë ka mundësi, duke mos ulur pritshmëritë tona për këtë fëmijë. Gjëja më interesante është për të gjetur analizën e funksionit të sjelljes, arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në cilën situatë e bën atë sjellje. Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që i kushton atij. Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme. Por është shumë e rëndësishme të kryhet një vlerësim funksional.


Mësimdhënia dhe mësimnxënia


Mësimdhënia është e rëndësishme pasi është faza ku fëmija vë në punë të gjitha shqisat. Ajo që nis zhvillimin psikologjik është komunikimi. Komunikimi duhet të jetë i butë dhe i avashtë. Ai duhet të jetë me zë të ulët. Menaxhimi i klasës duhet të jetë sa më i mirë, ku secili nxënës duhet të jetë gati për mësim dhe të ketë përqendrim të mirë që në fillim. Mësimdhënia është e ndërtuar në bazë të PEI, i cili është një plan i dokumentuar që hartohet për nxënësin me aftësi të kufizuara që përshkruan objektivat individuale, përshtatjet dhe modifikimet e nevojshme, shërbimet që duhen marrë nga nxënësi si dhe masat për arritjen e këtyre objektivave.    

                                 

PEI duhet të përmbajë:

  1. Informacion personal
  2. Anëtarët e grupit përgjegjës për PEI
  3. Nevojat arsimore të veçanta 
  4. Aftësitë dhe zotësitë 


Qëllimet:

Objektivat afatshkurtëra dhe afatgjata 

Dokumentet e duhura 


Vlerësimi 

Për këto kalohet në disa hapa:

Hapi I – Referimi në komisionin e vlerësimit pranë DAR-it

Hapi II – Vlerësimi i nxënësit nga komisioni i vlerësimit pranë DAR-it

Hapi III- Fitimi i të drejtës për marrjen e shërbimeve 

Hapi IV- Hartimi i PEI-it

Hapi V- Zbatimi i PEI-it

Hapi VI- Rishikimi i PEI-it

Hapi VII – Rivlerësimi i fëmijës me autizëm 


Të gjithë fëmijët janë të barabartë 


Rëndësi nga 9 rregullat e arta kanë: mjetet ndihmëse, planifikimi i mësimit, ndihma e individualizuar, menaxhimi i sjelljes, përfshirja e klasës dhe puna në grup. Çdo ditë duhet të jetë e mbushur me rutina, ku vendosen për të gjithë detyrat në klasë. Që nxënësi të jetë sa më i suksesshëm, rutina i duhet mësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe plot instruksione, rregulla, skeda vizuale. Rëndësi të veçantë ka mbështetja gjatë tranzicioneve. Më e bukur bëhet kur spikasin metodat dhe strategjitë që përdor mësuesi, duke u mësuar që nga përshtatja e mjedisit (mjedisi pa ngacmues) ku rregullat të jenë të kuptueshme dhe të dukshme. Kjo përshtatje e mjedisit rrit pavarësinë dhe dëshirën e fëmijës për të mësuar. Duke mbetur me shpresën që çdo fëmijë ka të drejta të barabarta, them që, edhe një fëmijë autik mund të bëhet i aftë për jetën dhe ta jetojë jetën i lumtur bashkë me ne, gjithmonë me ne dhe mes nesh. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,911 Lexime
7 muaj më parë