Psikoedukimi

Çrregullimet në të nxënë nuk janё aftёsi e kufizuar

Është e rëndësishme të theksohet se fёmijёt me vёshtirёsi nё tё nxёnё nuk reflektojnё mungesë të inteligjencës apo të dëshirës kundrejt të të nxënit, përkundrazi, me metoda mësimore apo strategji të përshtatshme, fёmijёt me vёshtirёsi nё tё nxёnё mund të mësojnë shumë mirë dhe të përshtaten.

”Çrregullimet në të nxënë tashmë konsiderohen si një diagnozë e përgjithshme dhe e vetme që përfshin deficitet, të cilat ndikojnë në arritjet akademike.”


Ne ditёt e sotme termi Vёshtirёsi nё tё Nxёnё, shpesh herё barazohet me termin Aftёsi tё Kufizuara (AK).

Nё shkolla shёrbimi psiko-social vlerёson gjendjen psiko-sociale tё nxёnёsve me probleme nё tё nxёnё ose sjellje dhe nё bashkёpunim me mёsuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe prindёrit planifikon dhe realizon shёrbime tё pёrshtatshme qё ndihmojnё zhvillimin arsimor social e personal tё nxёnёsit. Psikologu dhe punonjësi social, nё bashkëpunim me mёsuesit dhe prindёrit, identifikon dhe vlerёson sa mё herёt nxёnёsit me problem tё sjelljes ose me vёshtirёsi nё tё nxёnё dhe harton e zbaton pёr kёta nxёnёs plane individuale parandaluese dhe rehabilituese”.


Diagnoza paraqet vështirësi të vazhdueshme në të lexuar, shkruar, apo aftësi logjike në matematikë përgjatë viteve shkollore. Simptomat mund të përfshijnë lexim të ngadaltë, të pasaktë, të mundimshëm, të shkruar të keq që i mungon qartësia, kujtesë të dobët ndaj shifrave, ose llogjikë të pasaktë matematikore. Aftësitë aktuale matematikore duhet të jenë shumë poshtë mesatares se rezultateve të testeve kulturore dhe gjuhësore në të lexuar, shkruar, apo në matematikë.



          Vështirësi në lexim Lexim i ngadaltë dhe me gabime

Hamendësime bazuar tek figura dhe jo tek fjalët

Kapërcim ose lexim i gabuar i parafjalëve

Injorim i parashtesave

Lexim i një teksti të shkurtër për një kohë shumë të gjatë

Rilexim i së njëjtës fjalë disa herë

Ngatërrim i shkronjave, që tingëllojnë në mënyrë të ngjashme si: th, f, v.

Ngatërrim i shkronjave, që duken njësoj: b, d, p, q.

Lexim në mënyrë korrekte, por moskuptim i asaj, që është lexuar Shqiptim i keq i fjalëve

      Vështirësi në shkrim Punë e shkruar e çrregullt

Varfëri në vendosjen e shenjave të pikësimit

Shkëmbim i shkronjave me njëra – tjetrën

Shkëmbim i numrave me njëri – tjetrin

Ngathtësi në të shkruar, lexuar apo kryer veprime matematikore

Format i çrregullt dhe jonormal i shkronjave

Vështirësi të tjera, ku përfshihen dhe ato matematikore Mund të ketë problem me veprimet matematikore

Probleme me përpikërinë në takime

Probleme në identifikimin e orës

Probleme me memorien dhe vëmendjen



Sot ka shumë studime për Çrregullimet në të nxënë, që kryesisht synojnë të bëjnë me dije si aspektin e vështirësive në lexim e shkrim, ashtu edhe në aspektin psikologjik, që ndikohet nga prezenca e një çrregullimi të tillë.


Në fakt mungesa e informacionit tё njerëzve rreth këtij problemi, që me vete nuk sjell vetëm vështirësitë e të lexuarit, të shkruarit apo të matematikës, por implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e personit, që e mbart, por jo pak edhe të ambientit përreth ne shkollë, familje apo në çdo fushë të jetës .


Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se fёmijёt me vёshtirёsi nё tё nxёnё nuk reflektojnё mungesë të inteligjencës apo të dëshirës kundrejt të të nxënit, përkundrazi, me metoda mësimore apo strategji të përshtatshme, fёmijёt me vёshtirёsi nё tё nxёnё mund të mësojnë shumë mirë dhe të përshtaten në rutinën e përditshme të tyren njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.


Fëmijët me vёshtirёsi nё tё nxёnё janë si gjithë fëmijët e tjerë, në çdo aspekt, por me të vetmin ndryshim, atë të vёshtirёsisё nё tё nxёnё; një problem, që mund të diagnostikohet dhe mund të përmirësohet dukshëm sidomos kur kapet në fazat e para  do të ishte më efikase për zhvillimin normal të fëmijës.

Pavarësisht vështirësive në të nxënë, këta fëmijë mund të mësojnë si gjithë të tjerët, ata thjeshtё kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe strategji specifike.

Nga ana tjetër kjo ndihmë dhe mbështetja e motivimi i dhënë, u jep atyre gradualisht dhe një impuls të fortë në formimin e vetëkonceptit, të vetëvlerësimit dhe të vetes së sigurtё.

Njё tjetёr mёnyrё ёshtё edhe psikoedukimi.

Psikoedukimi i familjes së fëmijëve me vështirësi në të nxënë, fokusohet kryesisht në tre pika kyçe:

  1. Informimi : Kjo është një fazë kyçe e psikoedukimit, pasi realizimi me sukses i saj ndikon drejtpërsëdrejti në ecurinë e gjithë procesit.
  2. Shprehja e emocioneve: Prindwrit do të nxiten të pranojnë dhe shprehin mendimet dhe ndjenjat, që burojnë nga njohja e problemit, pasi ata do të mund t’i japin ndihmë më mirë fëmijës, pasi të kenë pranuar ekzistencën e problemit në vetvete.
  3. Mbështetja sociale dhe strategjitë ndihmuese: kjo fazë synon të bëjë me dije prindërit për ndikimin, që ka mbështetja e tyre në jetën e fëmijës. Mbështetja prindërore do të cilësohet e dobishme, si në aspektin psikologjik, edhe atë motivacional, që lidhet me ecurinë në shkollë. Prindërit do të njihen me disa strategji specifike, ndikuese në jetën e fëmijës.



Puna me fëmijët me vёshtirёsi nё tё nxёnё është një punë e vazhdueshme, që fillon me psikoedukimin, por nuk mbaron me të...




Mesuese Brikena Kasmi, mësuese e shkencave sociale, Gjimnazi "Shaban ÇOLLAKU" KLOS

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



3,105 Lexime
2 vjet më parë