Çfarë prindi jeni ju: “zdrukthëtar” apo “kopshtar”?
Ka dy lloje prindërish thotë Alison Gopnik në librin e saj “ Kopshtari dhe zdrukthëtari”. “Zdrukthëtari” mendon se fëmijës së tij mund t’i jepet formë. “Kopshtari”, nga ana tjetër, nuk shqetësohet shumë me idenë se si do të bëhet fëmija kur të rritet.
Ka dy lloje prindërish thotë Alison Gopnik në librin e saj “ Kopshtari dhe zdrukthëtari”.
“Zdrukthëtari” mendon se fëmijës së tij mund t’i jepet formë. Sipas kësaj ideje, nëse bën gjërat e duhura, ke aftësitë e duhura dhe lexon librat e duhur, mund të arrish t’i japësh fëmijës një formë të caktuar që të bëhet një i rritur me karakterin e duhur.
“Kopshtari”, nga ana tjetër, nuk shqetësohet shumë me idenë se si do të bëhet fëmija kur të rritet, por ofron një hapësirë të sigurt për tu eksploruar. Ky tip prindërimi ka të bëjë me krijimin e një ekosistemi të pasur, ushqyes por gjithashtu të ndryshueshëm dhe dinamik.
Gopnik, psikologe dhe profesore filozofie në Universitetin e Kalifornisë thotë se shumica e prindërve janë zdrukthëtarë kur në fakt duhet të përpiqen të kultivojnë më shumë kopshtin. Mbas disa dekadave studim ajo gjeti se prindërit ishin më shumë të shqetësuar se kush do të ishin fëmijët e tyre kur të rriteshin. E keqja e kësaj qasjeje është se prindërit dhe fëmijët e tyre bëhen shumë ankthiozë, të tensionuar dhe të palumtur.“Ne jemi aq të shqetësuar se si do të bëhen fëmijët në të ardhmen sa nuk u lemë pavarësinë të ndërmarrin rreziqe dhe të eksplorojnë botën. Për ironi të fatit, sa më pak të shqetësohen prindërit për arritjet e fëmijëve në të ardhmen, aq më mirë ia dalin jetës ata” tha Gopnik.
(Përgatiti Elona Çeço, Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025