Gabimet që duhen shmangur

Çfarë i shkaktojnë fëmijës prindërit kontrollues?

Kjo bën që fëmija të ndjehet i nervozuar, i ofenduar dhe konfuz. Në disa raste ekstreme, prindi e sheh egon e fëmijës si diçka që duhet të thyhet dhe për ta arritur atë, ai përdor kërcënime për të imponuar vullnetin dhe dëshirat e tij....

Çfarë i shkaktojnë fëmijës prindërit tej mase kontrollues?


Prindërit tej mase kontrollues imponojnë dëshirat e tyre në mënyrë të papërshtatshme tek fëmija, gjë e cila, nëse bëhet e shpeshtë, pengon fëmijën të zhvillojë sensin e vet të identitetit si dhe privon atë të sillet në mënyrë autentike.


Kjo bën që fëmija të ndjehet i nervozuar, i ofenduar dhe konfuz. Në disa raste ekstreme, prindi e sheh egon e fëmijës si diçka që duhet të thyhet dhe për ta arritur atë, ai përdor kërcënime për të imponuar vullnetin dhe dëshirat e tij dhe i trajton dëshirat e fëmijës me tallje dhe mosrespektim. 


Një prindërim i tillë shkakton:


1. Ndjenja faji dhe vetëbesim të ulët

Për shkak se individualiteti dhe dëshirat e tij të brendshme po mohohen dhe po tallen nga prindi, fëmija ndjehet në faj dhe i pasigurt për aftësinë e vendimmarrjes. 


2. Individualitet të rremë

Nëse fëmija vendos se nuk ka zgjidhje tjetër, por të përputhet me dëshirat e prindit për të kontrolluar qëndrimet, sjelljet dhe ndonjëherë mendimet e fëmijës, ai zhvillon personalitet fallco.


Efektet e këtij lloj prindërimi, pasi fëmija arrin moshë të rritur duken në tiparet që vijojnë:

  • Has vështirësi në marrjen e vendimeve personale.
  • E ka të vështirë të japë mendimin e tij për tema të caktuara.
  • Ndjehet vazhdimisht i gjykuar nga të tjerët.
  • Është shumë i ndjeshëm ndaj opinionit të të tjerëve.
  • Shpesh e ka më të thjeshtë të gënjejë për informacione rreth vetes sesa të thotë të vërtetën.
  • Ka gjëra të fshehura brenda vetes që nuk i ka shprehur asnjëherë pasi është ndjerë i trysnuar.
  • E ka të vështirë të mendojë në mënyrë kritike ose jashtë kornizave.

Nëse ju përmbushni disa nga karakteristikat e mësipërme, do të thotë që jeni ende nën efektin tej kontrollues të prindërve. Megjithatë, vetëdijesimi është hapi i parë drejt ndryshimit.


(Portali Shkollor)

6,029 Lexime
7 vjet më parë