Çfarë efektesh ka cigarja te shëndeti im?
Studimet theksojnë se shumica e duhanpirësve e fillojnë këtë zakon në moshën 11 deri në 14-vjeçare. Gjëja më e mirë që këshillohet është t’i bësh ballë tundimit për të mos e pirë cigaren e parë.
Pyetja e adoleshentit: Kam filluar të pi cigare prej pak kohësh. Çfarë efektesh ka cigarja te shëndeti im?
Përgjigjen specialistët:
Me siguri që mendon se cigarja është një mjet i mrekullueshëm për t’u dukur më mirë, për të filluar një bashkëbisedim me dikë apo për t’u qetësuar kur ndihesh nervoz. Por, duke pasur parasysh që shumë studime shkencore na tregojnë përditë e më shumë për rreziqet e këtij zakoni, arsyet e mësipërme mbeten sipërfaqësore.
Nga ana tjetër, në aspektin fizik, duhani lë disa njolla të verdha te dhëmbët dhe te gishtat, shkakton rrudhosjen e lëkurës dhe fryma jote, flokët dhe rrobat e tua mbajnë erë të keqe.
Studimet theksojnë se shumica e duhanpirësve e fillojnë këtë zakon në moshën 11 deri në 14-vjeçare. Gjëja më e mirë që këshillohet është t’i bësh ballë tundimit për të mos e pirë cigaren e parë. Duhani ka vetinë të krijojë varësi, duke bërë që duhanpirja të kthehet në një zakon.
Nga statistikat është provuar se, nëse kalohet mosha shkollore pa rënë pre e zakonit të duhanpirjes, ka shumë pak mundësi që të pihet më vonë. Megjithatë, ki parasysh rreziqet e mëposhtme të duhanit për shëndetin tënd:
Më pak aftësifrymëmarrje (do të lodhesh më shpejt kur vrapon, kur bën sport apo kur kërcen).
Disa studimeprovojnë që adoleshentët duhanpirës janë më të prirë që të bien në tundimin epërdorimit të marihuanës apo të drogave të tjera.
Duhanpirja është njëzakon që krijon varësi, sepse, nëse e fillon, është shumë e vështirë që ta lëshmë pas.
Mundësi më e lartëpër t’u prekur nga sëmundjet, si nga disa lloje kanceri, sëmundja e bronkeve,problemet kardiake dhe të qarkullimit të gjakut etj.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Emocionet dhe shqetësimet e moshës