Bullizmi vret! Rasti i 9-vjeçarit që duhet të ndërgjegjësojë prindërit, mësuesit dhe institucionet arsimore
Quaden Bayles, një djalë 9-vjeçar nga Australia, i lindur me nanizëm, ka rënë viktimë e ngacmuesve të shkollës së tij. Në një video ai thotë: "Dua të godas veten në zemër". Ngjarja ka ndezur një debat të ri mbi vetëdijen për rreziqet e bullizmit.
"Dua të vras veten. Nuk mund të duroj më talljet që më bëjnë, dua ta godas veten në zemër, dua dikush që të më vrasë, dua të vdes pikërisht tani”- këto janë fjalët trishtuese të vogëlushit australian 9 vjeçar, Quaden Bayles, i cili ka rënë pre e bullizmit në shkollë prej paraqitjes së tij, i lindur me nanizëm.
Mamaja, Yarrana Bayles, ka publikuar një video në profilin e saj Facebook, teksa djali derdh lot me dënesë, duke folur për dëshpërimin e tij të madh.
“Mësojeni të gjithë që ky është efekti i bullizmit. Ja çfarë shkakton ngacmimi me të keq, tallja. Ju lutem edukoni fëmijët tuaj, familjet tuaja, miqtë tuaj”- dëgjohet të thotë Yarrana Bayles në videon që ka postuar.
Video ka poshtuar tashmë mediat dhe rrjetet sociale duke ndezur kështu një debat të ri mbi vetëdijen për rreziqet që mund të shkaktojë bullizmi.
Ndër të tjera, Yarraka thekson se i duhet të tregohet vazhdimisht e vëmendshme për shkak të përpjekjeve të Quaden për të vrarë veten. Ajo thekson me të drejtë se prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi edukimit të fëmijëve, t’i mësojnë të mos ngacmojnë ata që janë ndryshe. Po të njëjtën rëndësi në edukimin e fëmijëve kanë edhe shkollat dhe politikat në arsim.
Videoja e saj është parë nga më shumë se 20 milionë njerëz deri më tani.
Fill pas ngjarjes, dikush publikoi rastin e Quaden në GoFundMe, ku deri në këto momente janë grumbulluar rreth 194,000 dollarë për ta çuar 9-vjeçarin në Disneyland.
Ndërkohë, përveç mesazheve inkurajuese të marra përmes rrjeteve sociale, fëmija është kontaktuar edhe nga ekipi lokal Rugby për të cilin ai bënë tifo. Atletët i kanë kërkuar atij që të zbres në fushë me ta për t’i thënë “jo” bullizmit.
Lojtarët e Regby, duke iu drejtuar djalit, kanë thënë: “Ne dëshirojmë më të mirën për ty. Ne e dimë që po kalon një kohë të vështirë dhe duam të sigurohemi që t’i të jesh mirë dhe të dish se jemi me ty”.
Të gjithë ne jemi me ty Quaden, le t’i themi bashkë STOP bullizmit!
(Përgatiti Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor)
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent