Shkollat në botë

Belgjika ndalon përdorimin e telefonave të “zgjuar” në shkollat fillore dhe të mesme

Në rajonet belge nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalohet rreptësisht të marrin me vete smarfonat. Ndalesa do të përfshijë mbi 132 mijë nxënës dhe vendimi do të fillojë të zbatohet që më 26 gusht, kohë kur atje do të fillojë edhe viti shkollor 2024-2025.

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në rajonet belge ku flitet gjuha frënge dhe në kryeqytetin Bruksel u është ndaluar përdorimi i smartfonave.


Sipas vendimit të marrë nga Rrjeti i Arsimit Valonia-Bruksel (WBE), duke filluar nga viti akademik 2024-2025, i cili do të fillojë më 26 gusht, në 373 shkolla që ofrojnë arsim në frëngjisht, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalohet të marrin me vete smarfonat.


Ndalesa do të përfshijë 132 600 nxënës.

Në pjesën flamande të vendit, qeveria pritet të dakordohet për një ndalim të tillë.


Në Belgjikë, të gjitha shkollat ndjekin rregullat e tyre, disa ndaluan të gjitha llojet e pajisjeve elektronike në shkolla, ndërsa të tjerat tregojnë fleksibilitet.


WBE raportoi se vendimi u mor pasi nxënësit bënin imazhe të njëri-tjetrit me smartfona dhe i shpërndanin ato në platformat e mediave sociale, gjë që rezultoi në një numër në rritje të krimeve të ngacmimit.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

398 Lexime
2 muaj më parë