BE ndalon pijet me sheqer në të gjitha shkollat
Vendimi përfshin jo vetëm dhënien fund të shitjeve të pijeve të buta për shkollat fillore, por dhe gjithë reklamat për këto lloj pijesh dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin ndalimin e përmbajtjes së sheqerit në pijet e lehta...
Industria e pijeve të buta në Europë ka njoftuar se do ndalojë shitjen e pijeve me sheqer në të gjitha shkollat në BE duke nisur nga fundi i 2018. Aktivistët e shëndetësisë e kanë mirëpritur këtë masë, por thonë se duhet bërë më shumë për të nxitur ushqimin e shëndetshëm në shkolla.
Vendimi përfshin jo vetëm dhënien fund të shitjeve të pijeve të buta për shkollat fillore, por dhe gjithë reklamat për këto lloj pijesh dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin ndalimin e përmbajtjes së sheqerit në pijet e lehta në mbi 10% deri në vitin 2020.
Organizatat e konsumatorëve kanë thënë se ata janë të inkurajuar nga vendimi. “Pijet e sheqerit nuk kanë vend në një mjedis të shëndetshëm shkollor”, - tha për EURACTIV Emma Calvert, zyrtare e politikës ushqimore pranë organizatës evropiane të konsumatorëve BEUC.
“Në kushtet kur një e treta e fëmijëve në Europë vuan nga mbipesha, është koha për ushqim dhe pije për fëmijë të shëndetshëm”, - tha ajo. Belgjika përfaqësoi e para nismën nisur dhe nga një studim ku prishja e dhëmbëve për shkak të sheqerit në pije prek 50% të fëmijëve.
Aktualisht përmbajtja e sheqerit në këto lloj pijesh është zvogëluar me 12% që nga 2015, por synohet te hiqet fare.
Në Raportin e Obezitetit të vitit 2017, OBSH vuri në dukje se pijet me sheqer janë pjesa kryesore e problemit.
(Portali Shkollor)
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm