NASA

Astronautët bëjnë ulje emergjente, anija kozmike pëson defekt

Dy astronautët rusë nisën uljen emergjente në Tokë, pas një defekti teknik që pësoi raketa “Soyuz”, që u lëshua për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Dy astronautët rusë nisën uljen emergjente në Tokë, pas një defekti teknik që pësoi raketa “Soyuz”, që u lëshua për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor paraditen e kësaj të enjteje, rreth orës 10:40.


NASA tha se pati një problem me funksionimin e mekanizmit të lëshimit dhe se ekipi i astronautëve është duke u kthyer në Tokë, me procedurat e parashikuara sipas protokollit.

Anija kozmike “Soyuz MS-10”, e cila gjendej në krye të raketës “Soyuz FG”, menaxhohej nga një ekip prej dy kozmonautësh, e jo 3 siç ishte parashikuar më herët.


Kozmonauti rus Alexey Ovchinin dhe astronauti i NASA-s, Nick Hague, priteshin t’i bashkoheshin ekipit të Ekspeditës 57 në ISS, me komandant Alexander Gerst nga Agjencia Europiane e Hapësirës, inxhinierest së fluturimeve të NASA-s, Serena Aunon-Chancellor, si dhe inxhinierit të fluturimeve të “RosCosmos”, Sergei Prokopyev, për 6 muajt në vijim.


Por, NASA njoftoi shumë shpejt se, për shkak të një “defekti teknik”, ekuipazhi po rikthehet në Tokë me një mënyrë të ngjashme zbritjeje si të një rakete balistike.


(Portali Shkollor)

2,312 Lexime
6 vjet më parë