Asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi!
Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëhere pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin...
Një nga zakonet më të këqia, që ne pa menduar fare, vazhdojmë ta përdorim, është krahasimi i një individi me një tjetër. Krahasimin e përdorim sidomos te fëmijët, psh: “ai fëmija i X bën këtë gjë, ndërsa ky i joni rri si dudum”. Nuk mjafton krahasimi por vazhdojmë edhe me etiketimin për ta plotësuar kuadrin.
Kjo papërgjegjshmëri i ka pushtuar të gjithë pa përjashtim me shkollë dhe pa shkollë. Edhe pse ekziston dhe një thënie e urtë, që tërheq vëmendjen si: “asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi”, ne vazhdojmë pa përfillur asgjë.
Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëhere pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten dhe frikën nga tjetri, qoftë ky edhe prindi.
Një tjetër gabim që bëjnë prindërit është që gjatë ushqyerjes nuk i lejojnë fëmijët të përdorin thikën dhe pirunin.
Prindër! Nxitini fëmijët tuaj, që gjatë ushqyejes të përdorin pirunin dhe thikën. Nuk ka ushtrim psikomotor më të mirë se sa përdorimi i kombinuar, thikë pirun. Gjithashtu nuk ka “ushtrim” edukativ më të mirë për t'i mësuar fëmijës që thika është mjet për të ngrënë dhe jo armë.
Përdorimi i thikës fillon që në moshën 9 muajshe. Kur fëmija ushqehet, pavarësisht që ende nuk e përdor, thika i vendoset sëbashku me lugën dhe pirunin. Gjithashtu prindër mos u trembni, fëmija nuk do ta përdorë keq atë dhe nuk do t'i ndodhë asgjë e keqe. Që fëmija mund të pritet apo t'i bëjë dëm dikujt, kjo është vetëm në fantazinë e të rriturve, por jo në praktikën e fëmijëve.
(Lira Gjika, pediatre)
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?
Cilësitë që duhet të ketë një edukues për të mundësuar një mësimdhënie efektive