Arsyet pse shkollat duhet të kenë psikologë
Psikologu i shkollës do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në sigurimin se shkollat janë të përgjegjshme ndaj një bote që ndryshon. Ja pesë arsyet pse çdo shkollë duhet të ketë psikolog...
Kohët kanë ndryshuar. Përderisa çështjet akademike janë akoma në fokus, faktorët socialë, ekonomikë dhe politikë kanë ndryshuar mjedisin shkollor. Në këtë mjedis, psikologët e shkollave kanë dalë si mbrojtës për fëmijët.
Janë pesë arsye kryesore pse janë të nevojshëm psikologët në shkolla:
1. Psikologu i shkollës mund të punojë si pjesë e një ekipi që përfshin mësuesit dhe punonjësin social. Ekspertiza e psikologut të shkollës është veçanërisht e dobishme në trajtimin e nevojave të fëmijëve me probleme dhe duke u siguruar në sukseset e tyre.
2. Psikologët e shkollave trajnohen për situata të sulmeve të panikut apo krizave. Është për të ardhur keq që krimi dhe dhuna janë të përfshirë në shkolla. Truri i fëmijëve i cili është në zhvillim është i ndjeshëm ndaj dëgjimit të incidenteve, aq më tepër të jenë dëshmitarë të tyre. Psikologu i shkollës është gjithmonë pjesë e ekipit në shkollë që është gati të ofrojë këshillim dhe mbështetje emocionale për fëmijët që preken nga tragjeditë, përfshirë vdekjen e shokëve të tyre, mësuesit dhe ngjarjet e tjera katastrofike që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë tek nxënësit.
3. Psikologët e shkollave ndihmojnë në krijimin e shkollave të sigurta dhe ambienteve pozitive, të cilat ndihmojnë në të mësuarit. Dhuna e të rinjve përfshin sjellje të ndryshme që mund të dëmtojnë dikë fizikisht dhe emocionalisht. Dhuna në shkollë mund të ndodh brenda ose jashtë territorit të shkollave në ngjarjet e organizuara nga shkolla. Bullying (ngacmime), kërcënime verbale, grindje fizike në çdo nivel dhe sulme me armë, fatkeqësisht janë bërë pjesë e mjedisit në disa shkolla.
4. Psikologu i shkollës luan një rol në forcimin e partneriteteve mes prindërve, shkollave dhe gjithë komunitetit. Psikologu i shkollës pritet të shërbejë si ndërlidhës midis familjeve dhe shkollës si dhe midis shkollës dhe komunitetit. Psikologu është një diplomat i trajnuar për të bashkuar njerëz të kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme për të promovuar një mjedis mësimi që është i sigurt dhe gjithëpërfshirës.
5. Psikologët e shkollave mbështesin përpjekjet e llogaridhënies në shkolla përmes vlerësimeve. Testimi është një çështje e ndjeshme në shkollat e sotme. Psikologët e shkollave pritet të ndihmojnë në gjenerimin e të dhënave të dobishme përmes vlerësimeve që do të ndihmonin në identifikimin e fushave kritike për përmirësim akademik. Rezultatet e testit janë gjithashtu të dobishme në monitorimin e ngritjes së nxënësve gjatë një viti dhe përcaktimin e faktorëve të rrezikut që mund të kenë ndikim në rezultatet e të nxënit.
Psikologu i shkollës do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në sigurimin se shkollat janë të përgjegjshme ndaj një bote që ndryshon.
(Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?