Arsyet pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në arsim
Jo rastësisht Japonia është cilësuar si një nga vendet me arsimin më të zhvilluar. Ja faktorët që ndikojnë në suksesin e tyre...
1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ‘Rruga për tek Morali’, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!
2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënia!
3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!
4- Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!
5- Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!
6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysmë ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!
(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Roli dhe detyrat e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë në arsimin dhe për këshillimin e karrierës
Çfarë është Brainstorming dhe si aplikohet në shkollë ose klasë?