Trajnim i hapur

“Ankthi i provimit, mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti”, trajnimi i hapur që ofrohet falas më 30 prill nga psikologu me origjinë shqiptare Berkay Sinanoglu

Shkolla "Mësojmë Shqip" në Bursa më datën 30 prill do të zhvillojë një trajnim të hapur për mësues, prindër e nxënës, mbi temën “Ankthi i provimit, mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti”, ku referues do të jetë Berkay Sinanoglu, psikologu me origjinë shqiptare. Të interesuarit ftohen të marrin pjesë falas.

Shkolla "Mësojmë Shqip" në Bursa të Turqisë do të organizojë një trajnim të hapur falas, për mësues, prindër e nxënës, me datën 30 prill.

 

Kjo iniciativë është e rëndësishme për të mbështetur komunitetin shqiptarë jashtë vendit dhe për të ruajtur trashëgiminë e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

 

Ligjërues i këtij trajnimi do të jetë psikologu me origjinë shqiptare, Berkay Sinanoglu, i cili është njëherazi edhe “student” në shkollën "Mësojmë Shqip".

 

Ai do të trajtojë temën e “Ankthit të provimit, mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit”, duke ofruar strategji dhe këshilla të vlefshme për nxënësit.

 

Trajnimi që do të zhvillohet në dy gjuhë, shqip dhe turqisht, do të fillojë në orën 20:00 përmes platformës "Google Meet".

 

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për bashkëpunim, mësim dhe mbështetje mes komunitetit shqiptar në Turqi dhe jo vetëm.

 

Për të marrë pjesë në këtë trajnim falas dhe për t’u pajisur me informacione më të detajuara, ju duhet të futeni në linkun e mëposhtëm, apo në profilin e shkollës "Mësojmë Shqip", ku do të publikohet më pas edhe linku për t’u regjistruar.  Kliko këtu




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,117 Lexime
8 muaj më parë