Analizë

Analiza vjetore e shkollës

Për vitin shkollor 2017-2018 janë projektuar një sërë strategjish për realizimin e planit vjetor të shkollës, harmonizuar kjo me prioritetet thelbësore të synimit të arsimit e mbështetur në kornizën ligjore që lejojnë Aktet normative dhe LAPU-ja.

Vizioni i shkollës

Model i bazuar në aktorët e ndryshimit duke përfshirë zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar.


Synimi i shkollës

Përmirësimi i arritjeve të nxënësve nëpërmjet situatave të të nxënit për të mësuarit e qëndrueshëm.


Objektivat kryesore të planit vjetor të shkollës

  1. Të arrihet Mesatarja aritmetikePL për lëndën e Matematikës nga X të pakten në Y.
  2. Në fund të vitit mësimor mbi 85% e nxënësve te arrijnë të kryejnë me lehtësi veprimet aritmetike me +,-,×,:(AF). Mbi 80% e nxënësve të kryejnë veprime të sakta me thyesat,shprehjet numerike,ekuacionet,binomin,etj (AMU)

Për vitin shkollor 2017-2018 janë projektuar një sërë strategjish për realizimin e planit vjetor të shkollës, harmonizuar kjo me prioritetet thelbësore të synimit të arsimit e mbështetur në kornizën ligjore që lejojnë Aktet normative dhe LAPU-ja.


Organizimi

Në fillim të vitit shkollor u ngritën organizmat e shkollës duke filluar që nga

Departamentet e te Qeveria e nxënësve duke përcaktuar programin ,veprimet dhe

pritshmëritë. Drejtoria e shkollës paraqiti platformën e vetëvleresimit apo inspektimit të brendshëm në Stafin pedagogjik të hartuar nga një grup pune sipas fushave ,treguesve dhe instrumenteve përkatëse mbështetur në Udhëzuesin zyrtar të inspektimit.


Vlerësimi i nxënësve dhe arritjet : U vlerësua: MIRË


Treguesit
Mësuesit vlerësojnë me notë nxënësit

Mësuesit vlerësojnë me fjalë nxënësit

Mësuesits vlerësojnë me shkrim nxënësit




Mësuesit vlerësojnë dosjen e nxënësit

Mësuesit vlerësojnë     sipas një programi të veҁantë
Vlerësimi i mësuesve përputhet me vlerësimin.e testeve me short
Shkallët      e vlerësimit
       2

       2

       2

              2

           3

        3


NIVELI 2: Mësuesit  mbajne një evidencë të veçantë për vlerësimin, e përdorin vlerësimin si mjet për të nxitur nxënësit drejt përmirësimit. Përdorin vlerësimin me shkrim, me gojë, me notë, dhe, përgjithësisht e argumentojne atë. Vlerësimi është i paanshëm dhe bëhet duke nxjerrë në pah anët pozitive të nxënësit. Mësuesit e bëjne vlerësimin me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për nxënësit,vlerësojne përgatitjen ditore dhe veprimtaritë e tjera të nxënësit,vlerësojne produktet e nxënësit, të cilat janë në përputhje me objektivat e programit. Mësuesit e vlerësojne progresin e nxënësit nëpërmjet portofolit. Nxjerrja e rezultateve vjetore bëhet sipas udhëzimeve zyrtare, duke marrë parasysh vlerësimin e bërë për produkte e veprimtari të ndryshme gjatë procesit mësimor. Vlerësimi përfundimtar, në përfundim të periudhes apo kapitullit perputhet  me testet e organizuara nga Drejtoria e shkolles apo notat perfundimtare.


• U fuqizua kultura e vlerësimit dhe e vetëvlerësimit, madje edhe nga vetë nxënësi pasi e gjitha vazhdoi me orët e hapura si një shkëmbim përvoje me njëri-tjetrin.

Rezultati i pikave të dobëta do të jetë dhe shtrati mbi të cilat do të projektohet synimi vjetor i shkollës dhe objektivi kryesor i tij.

Pra, vetëkualifikimi në departament dhe më gjerë mbetet varianti më produktiv i mundshëm për cilësi dhe pritshmëri në qëndrime e vlera nga nxënësit.

- Funksioni i kësaj nisme rezultoi efikas pasi u instalua kultura e sinergjisë për të tejkaluar individualen në prioritete të përbashkëta me në qendër nxënësin dhe formimin e tij bashkëkohor: intelektual, social dhe kritik.

- Vetëkualifikimi u përditësua në tregues të matshëm qoftë metodikë, qoftë etikë dhe qoftë sjellorë: provimet me short, provimet e kombinuara ne CU ku ҁdo mësues dhe ҁdo departament reflektoi mbi dobësitë e identifikuara për përmirësime të mundshme.


• U krijua një program veprimtarish të cilat ndikuan së tepërmi në krijimin e marrëdhënieve dhe të kurrikulave sociale;


• një mjedis ku të respektohet Kodi i Etikës së  mësuesit duke trajtuar të tjerët me respekt, drejtësi e dinjitet;


• motivimi dhe puna  gjithëpërfshirëse për të krijuar  klimë pozitive duke mbrojtur të drejtat dhe raportet konfidenciale të nxënësve dhe të stafit.


MENAXHIMI

Përfundimet për vitin shkollor 2017-2018

Kopshti

Ka realizim të treguesve të performancës së shkollës krahasuar me vitin e kaluar përkatësisht synimit vjetor të shkollës:

Është ngritur numri i mungesave në total dhe rrjedhimisht edhe mungesat për nxënës duke kapur vlerën +Z(nga X vitin e kaluar në Y këtë vit mësimor).

Pavarësisht synimit të planit vjetor të shkollës, është realizuar një menaxhim strategjik paralelisht duke filluar që nga riformatimi i organikës e deri te ngarkesa mësimore, te ndarja e klasave e deri te orët e edukimit fizik ,pa lënë mënjanë dhe trajtimin e gjuhës së huaj ku gjithҁka u mbështet  në Udhëzimin për gjuhët e huaja dhe vijimësinë e tyre.

Në PL morën pjesë  X nxënës te cilët rezultuan me arritje të përafërta në raport me paraprovimin.


Paraprovimet kanë qenë një eksperiencë ndryshe për këtë shkollë pasi u respektuan me shumë korrektësi elementet e një provimi shteti duke filluar nga sekretimi e deri te vlerësimi. Kjo krijoi mundësinë, në kohë, për të plotësuar boshllëqet e nxënësve gjatë orarit të konsultimeve.



Treguesit e PL

Nr.LëndëtNM /Lëndë%
1Gjuhë shqipe dhe Letërsiaa’
2Matematikëbb’
3Gjuhë e Huajcc’
Gj:                 PLDD’


• Por, probleme  pati me nxënësit shume te mirë te cilët u vlerësuan me një diferencë note në  shifër edhe pse u arrit objektivi i planit vjetor të shkollës për PL në lëndën e Matematikës.

• Problem janë rezultatet e klasave të pesta, sidomos shkolla vartëse X   Y Padyshim, niveli i mësimdhënies /mësimnxënies ka qenë i monitoruar gjithë vitin dhe me detyra konkrete nga Drejtoria e shkollës ndaj mësuesve, por finalizimi ka qenë surprizë jo pozitive.

• Janë realizuar provimet me short në të gjitha klasat dhe shkollat vartëse konform standardeve të kërkuara duke i trajtuar deri në detaje dhe pa dyshim, secili mësues ka reflektuar përkatësisht dobësive për përmirësim.

• Madje, është kryer me sukses të plotë testi i kombinuar për klasat III dhe V (Matematikë, Gjuhë shqipe, Dituri natyre)jo vetëm si një risi e përvojës së  tyre, por edhe interesante dhe argëtuese me funksion formues dhe shkencor.


Për klasat e IX është bërë një punë kualifikuese në “Edukim për karrierën” e menaxhuar nga një Komision i posaçëm në bashkëpunim me prindërit dhe  shkollat profesionale.

  • Janë realizuar të gjitha veprimtaritë e planifikuara në planin vjetor duke i dhënë mundësi komunitetit për të qenë pjesë e shkollës dhe e edukimit artistik e kulturor të nxënësve.

Eshtë pasuruar faqja elektronike e shkollës  me bashkëpunimin e gjithë Stafit duke dhënë modelet me kualitative në shërbim të zhvillimit profesional dhe aksesit të komunitetit: përvojë, edukim,model, lidership, socialitet, altruizëm,…


Në kuadër të Përvjetorit të çeljes se shkolles se parë shqipe në trevën e këtij komuniteti u realizua një projekt ku përfshihej gjithë kontributi i nxënësve dhe mësuesve në vite me të ftuar nga qeverisja arsimore dhe vendore,duke vënë në dukje vlerat e arsimit,kontributin e njerëzve të thjeshtë e të urtë të komunitetit e më gjerë.


Shkolla jonë ka qenë solidare edhe për njerëz në nevojë

  • Ndihmat për nxënës qe i përkasin komunitetit egjiptian në  veshje e ushqime për të shmangur rriskun e braktisjes në shkollë.

  • Ndihma e mbështetje ne të ardhura për një nxënës në nevojë (me probleme të rënda shëndetësore)në shkollën     X_______Y.                                                                     

  • Ndihma dhe mbështetje për të përmbyturit ne Urën Vajgurore.

PROBLEMATIKA

  • Problem mbetet infrastruktura:,rrethimi i shkollës,problemet e ujit në shkollë e kopshte, një kënd sportiv apo palestër ,kabinete,laboratorë, e deri te pajisje të ndryshme mësimore.

Megjithë kërkesat sistematike zyrtare ,njësia vendore është përgjigjur në forma modeste në kuadrin e disa riparimeve elementare.


Urojmë dhe shpresojmë në funksionimin e negociatave me të gjithë aktorët e mundshëm në vitin shkollor 2018-2019

SUGJERIME

  • Të vazhdojë kultura e vetëkualifikimit profesional.

  • Të forcohet bashkëpunimi me komunitetin.

  • Të negociohet për përmirësimin e kushteve të shkollës.

  • Të vazhdojë sinergjia e krijuar për instalimin e një kulture të konsoliduar si organizatë profesionale me prioritete të përbashkëta.

Suksese dhe energji të reja për vitin 2018-2019!


(Dhurata Agalliu (mȅsuese); Shkolla Velabisht - Berat; Portali Shkollor)

24,166 Lexime
6 vjet më parë