Aftësitë komunikuese të mësuesit
Dërguesi duhet të japë mesazhe të qarta, të plota, të koduara me simbole ose gjuhë të kuptueshme, të përcjella te nxënësi me mjete të përshtatshme që nuk deformojnë mesazhin e dhënë
Aftësitë komunikuese të mësuesve (dërgues mesazhesh)
Komunikimi efektiv kërkon perfeksionimin e aftësive vetjake komunikuese të mësuesit si dërgues i mesazheve te nxënësi. Dërguesi duhet të japë mesazhe të qarta, të plota, të koduara me simbole ose gjuhë të kuptueshme, të përcjella te nxënësi me mjete të përshtatshme që nuk deformojnë mesazhin e dhënë nga dërguesi (= mësuesi). Hapat vijuese do të shërbenin si udhëzuese për realizimin e një komunikimi efektiv nga dërguesi i mesazheve (mësuesi) drejtë marrësit të mesazheve (nxënësi).
- Dërgo mesazhe që janë të qarta dhe të plota;
- Kodoji mesazhet në simbole dhe në një gjuhë që është e kuptueshme për marrësin e mesazhit.
- Zgjidh një mjet komunikimi që është i përshtatshëm për mesazhin që do të dërgohet.
- Zgjidh një mjet komunikimi që nxënësi është në gjendje që ta kuptojë dhe ta përdorë.
- Shmang filtrimin dhe deformimin e informacionit.
- Sigurohu që është ndërtuar mekanizmi i marrjes së përgjigjes në mesazhin e dërguar.
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Strategjitë e një mësimdhënie efektive
Përse mësuesit ndjehen të lodhur pas mësimit?