A pushojnë me të vërtetë mësimdhënësit, të cilët janë edhe prindër, gjatë festave të fundvitit?
"Si mund t’ju dhuroj dashuri gjatë këtyre pushimeve dimërore?", pyeta familjen time. Fjalët e tyre ishin: “duam qetësi, të rrimë dhe të luajmë më shumë bashkë”. Në përpjekjen time për të krijuar përvojë magjike për familjen, e kisha mbingarkuar kalendarin me gjëra më pak të rëndësishme. Besoj s’jam e vetmja.
Mësimdhënësit po presin me padurim pushimet dimërore. Por mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga puna – dhe të mos e zësh hapin. Një studim i ri ka zbuluar se pushimi nga puna gjatë periudhave festive është thelbësore për të shmangur rraskapitjen. Koha e pushimeve i lejon mësuesit të "rikthejnë energjinë e tyre emocionale".
Dr. Paul Flaxman, pedagog i psikologjisë organizative, thekson: “Puna jonë tregon se pushimet për mësuesit, veçanërisht në periudha të tilla si pushimet dimërore dhe Krishtlindjet, janë shumë të rëndësishme. Është mirë të sigurohemi që mësuesit të kenë mundësi të shumta për t'u rikuperuar nga kërkesat e punës. Kjo do të ndihmonte në parandalimin e rraskapitjes.”
Por ka një hendek të madh midis të diturit se duhet të bëni një pushim dhe zbatimit të kësaj praktike. Këto janë disa ide se si të relaksoheni bashkë me anëtarët e familjes suaj.
Largoni traditat e panevojshme të festave
Pyetni secilin anëtar të familjes se cilat janë traditat e tyre të preferuara të fundvitit dhe planifikoni t'i realizoni vetëm ato. Pastaj, çlirojeni veten dhe familjen tuaj nga presioni për të bërë diçka tjetër. Për shembull, anashkaloni shkuarjen ne koncertin e festave që askush nuk e pëlqen dhe shikoni një film në vend të atij aktiviteti. Mos dekoroni shtëpinë nëse askush nuk ka dëshirë. Zgjidhni një ose dy receta biskotash për t'i bërë me fëmijët tuaj të vegjël dhe ruani gjashtëmbëdhjetë recetat e tjera për një herë tjetër.
Thjeshtoni menunë e festave
Nëse familja juaj është disi si e imja, mbledhjet familjare nënkuptojnë një bollëk ushqimesh. Kjo vjen me dozën e vet të stresit dhe lodhjes. Nëse jeni duke pritur miq apo familjarë gjatë festave, merrni parasysh thjeshtimin e menusë. Nëse jeni të ftuar në një vakt familjar dhe nuk keni kontroll mbi menunë, kërkoni mënyra për të ndihmuar njerëzit përreth jush.
Gjeni kohë për veten tuaj
Pjesa më e vështirë për t'u çlodhur është pritshmëria se duhet të relaksoheni. Më pas bëhet një punë e përditshme në vetvete, një detyrë tjetër për të cilën duhet të gjesh kohë. Mbani mend, të relaksoheni nuk është njësoj si të mos bëni asgjë, sepse kjo zakonisht rezulton në mendjen tuaj të pengojë të gjitha gjërat për të cilat duhet të përgatiteni në janar.
Kam gjetur dy gjëra që ndihmojnë për të lënë mënjanë shqetësimet. E para është të pranosh se ka gjëra që duhet të bësh; pra tregohuni realist dhe lini mënjanë disa orë për të përfunduar disa detyra të vogla. Gjetja e një libri me tregime që mund të dëshironi t'i lexoni klasës suaj mund të jetë një detyrë mjaft e këndshme dhe t'ju japë një ndjenjë të vogël arritjeje.
Burimi: Klikoni këtu Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Sa duhet të peshojë çanta e fëmijës?