RREZIKU I PËRHAPJES SË COVID-19

A përbën rrezikshmëri hapja e shkollave?

Ekspertët pohojnë se shkollat mund të jenë një arsye e fortë për përhapjen e COVID-19. Shkollat duhet të vendosin masa parandaluese siç janë maskat, distanca fizike, oraret e klasave, si dhe ventilimi.

Ekspertët pohojnë se shkollat mund të jenë një arsye e fortë për përhapjen e COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 po rritet. Virusi po prek shumë mosha të reja. Shkollat duhet të vendosin masa parandaluese siç janë maskat, distanca fizike, oraret e klasave, si dhe ventilimi. Nëse një qytet është i rrezikuar nga përhapja e shpeshtë dhe shifrat janë shqetësuese, atëherë shkolla kthehet në një burim infektimi. 


Baret, vendet e kultit, tubimet publike janë mundësi për përhapjen e këtij virusi të egër. Tani që shkollat po rihapen, prindërit janë të shqetësuar. Ekspertët e ‘Healthline’ thonë se shkollat që janë të vendosura në qytete të mëdha, ku rastet e të infektuarve janë të shumta, përbëjnë rrezik. 


Ekzistojnë disa vlerësime që në një shkollë prej 1.000 nxënësish mund të ketë 10 deri në 15 nxënës të infektuar dhe kjo do të thotë hapja e një vatre të re. Nëse nuk keni rregullore për mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik, këta fëmijë apo mësues do të infektojnë dy deri në tre persona të tjerë. Kështu shumë shpejt shkolla mund të mbyllet sërish.


Ky pritet të jetë një vit i pasigurtë shkollor, për shumë vende. Nëpërmjet mbylljes, shkollat mund të dështojnë dhe përmes hapjes mund të jenë të sukseshme, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Shkolla është një ambient i mbyllur, ku mblidhen shumë njerëz. Këta individë kanë kontakte të shpeshta me njëri tjetrin, gjë që e bën shumë të lehtë përhapjen e COVID-19. Nëse janë mbyllur kazinotë, zyrat, club-et, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shkollat, pra i njejti skenar, veçse me fëmijët.  


Ambienti mund të mos jetë i ventiluar mirë. Ajri i kondicionuar gjithashtu nuk është i shëndetshëm dhe mund të bëhet fare lehtë transportues i virusit. Fëmijët e kanë të vështirë të binden për të vënë maska gjatë gjithë ditës, madje mund të mos jënë të përgjegjshëm për ndërrimin e maskës. Mjafton një fëmijë asimtomatik për të infektuar të gjithë klasën. 


Ka edhe nga ato shkolla që mund të hapen, por me siguri do mbyllen sërish. Në momentin që një fëmijë e kupton se është infektuar, mund të ketë infektuar edhe shumë të tjerë. Për të mos përmendur punonjësit, mësuesit, sekretarët, rojat e shkollave, policët e sigurimit, etj. 


Për të gjitha ato shkolla që do hapen duhen respektuar me rigorizitet shumë rregulla:

- Maskat

- Distancimi fizik

- Ndalohen takimet

- Bangat me largësi nga njëra-tjetra

- Klasa jo më shumë se 15 vetë

- Shtimi i orareve për mësimet

- Mbajtja e dorezave  në rast se është e domosdoshme

- Secili nxënës të jetë i pajisur me dezinfektues për duart

- Për fëmijët e vegjël duhet kujdes mos prekin fytyrën

- Mësuesit duhet t’i përsërisin aq shpesh rregullat sa fëmijëve t’u bëhen reflekse

- Mbajtja e higjenës, klasa duhet të jetë gjithnjë e pastër, secili përgjegjës për bangën e tij

- Hapni herë pas here dritaret dhe dyert. 


Rregullat duhet të jenë rigoroze në mënyrë që virusi mos tranferohet tek gjyshërit, të cilët mund të mos e përballojnë. Kur hapjet nuk janë të mirëplanifikuara, mund të kthehet në fatkeqësi, ndaj çdo lëvizje duhet sudiuar mirë. 




Përshtati Parajsa Shtini

Burimi: Healthline.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,203 Lexime
4 vjet më parë