A ndikojnë rrezet e diellit për të rritur imunitetin tuaj?
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që limfocitet T të optimizohen dhe të funksionojnë shkëlqyeshëm për mbrojtjen e trupit.
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që limfocitet T të optimizohen dhe të funksionojnë shkëlqyeshëm për mbrojtjen e trupit.
Shumica e limfociteve tuaja T gjenden në lëkurë, pikërisht aty ku dielli e arrin ato. Kjo është arsyeja pse lëkura juaj duhet të jetë pranë natyrës.
Nivelet e ulëta të vitaminës D dëmtojnë ndjeshëm përgjigjen imune të lindur dhe atë të fituar dhe ju bëjnë shumë më të ndjeshëm ndaj ftohjeve, gripit dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.
Sistemi imunitar i lindur ka nevojë për nivele të larta të Vitaminës D për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizë.
Mpiksja e gjakut është një problem në infeksionin C19. Drita e diellit ndihmon në hollimin e gjakut tonë!
Ekspozimi diellor përmirëson erytrocitet dhe trombocitet duke përmirësuar rrjedhën kapilare të gjakut dhe duke kufizuar mpiksjen.
Drita e diellit ul presionin e gjakut sepse rrit radikalin e lirë NO (oksid nitrik) për të zgjeruar shtretërit tanë të arteriolave. Ajo është gjithashtu një bllokues i pompës së kalciumit kështu që ul presionin e gjakut.
Meqenëse ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjithashtu hollon gjakun, tani mund të kuptoni pse njerëzit me teste të ulëta të Vitaminës D 20 (OH) kanë çrregullime të mpiksjes.
Ekspozimi në diell nuk kushton asgjë ... por mund të shpëtojë jetë. Qëndroni në dritë natyrale gjatë ditës dhe rrini në brenda kur errësohet. Sa më shumë të jemi në sinkron me natyrën, më shumë shanse do të kemi ta fitojmë luftën me sëmundjet, dhe me më pak pasoja.
Kthejeni ekuilibrin në trupin tuaj dhe përgatiteni trupin tuaj për të luftuar kundër çdo situate të pafavorshme: infeksioni ose sëmundje kronike!
Nga Ilir Allkja, mjek
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?