A duhet t’i ndëshkojmë fëmijët kur gabojnë?
Ndëshkimi duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe fëmija duhet të jetë i qartë se se kush ishte veprimi që u bë shkak të merte këtë dënim
Të rrisësh një fëmijë nuk është e lehtë. Prindërit duan që fëmija i tyre të jetë perfekt, sigurisht për të arritur këtë përdorin forma të ndryshme. Disa përdorin metodën e ndëshkimit. Që fëmija të mos e përsërisë gabimin prindërit e ndëshkojnë atë.
Ndëshkimi duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe fëmija duhet të jetë i qartë se se kush ishte veprimi që u bë shkak të merte këtë dënim.
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq dhe të ngecet në ujrat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar mirë, në të gjitha moshat. Dëmi i tij është i pallogaritshëm, sidomos në fëmijëri, prandaj specialistët insistojnë, që fëmijës i duhet treguar dhe folur, për çdo gjë që do t’i ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se çfar do t’i ndodhë dhe çfarë ka bërë, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri, e me rradhë.....
Mos e harroni, fëmija po rritet, dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmëndjen, se është keq.
Fëmijës i duhet treguar me fjalë dhe veprim, që ndëshkohet veprimi dhe jo ai, fëmija. Fëmija duhet të jetë i qartë për ndëshkimin. Ndryshe do të ndihet keq dhe në ankth.
Duke mos qenë i qartë ai dyshon për gjithshka, që është i keq, që nuk e duan dhe që është i pazoti. Kur fëmija nuk e di, se për çfarë ndëshkohet dhe sa kohë do të ndëshkohet, ai pushtohet nga paniku, apo “tmerri i dyshimit”. Kur e ka të qartë se përse, kupton se ka disa gjëra, që janë në dorë të tij dhe ai mund t’i evitojë, që të mos gjendet në telashe. Kështu mëson përzgjedhjen dhe rëndësinë e veprimeve.
(Nga Lira Gjika, Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
“Unë dhe e ardhmja ime”
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?