A duhet ta ngrejnë dorën nxënësit përpara se të flasin?
Qëndrimet rreth ngritjes së dorës përpara se të flasësh, janë të ndryshme. Disa mendojnë se dora duhet ngritur për të ruajtur një lloj rendi, e disa te tjerë mendojne se nuk duhet ngritur në mënyrë që nxënësi të ndjejë lirinë e të shprehurit.
Qëndrimet rreth ngritjes së dorës përpara se të flasësh, janë të ndryshme. Disa mendojnë se dora duhet ngritur për të ruajtur një lloj rendi, e disa te tjerë mendojne se nuk duhet ngritur në mënyrë që nxënësi të ndjejë lirinë e të shprehurit.
Duke i kërkuar nxënësve të ngrejnë dorën
I prezanton ato me rregulla
Hapi i parë i të prezantuarit nxënësit me rregulllin është ngritja e dorës kur ai flet.
Ai pranon përgjegjësitë e tij
Ngritja e dorës përpara se të flasëh lëjon nxënësit të marrin mbi vete përgjegjësi, pra unë do të flas dhe të tjerët do të kenë vëmendjen tek ajo që them unë. Pra, mendimi im është i rëndësishëm.
Të gjithë kanë kohën e tyre
Secili nxënës ka kohë të mendohet dhe pa krijuar ‘Kakofoni” të japë mendimin e tij. Ndonjëherë ngritja e dorës duket si një gjest i parëndësishëm. Por, pse mos e konsiderojmë si një “shenjë guximi” të nxënësve. Mjafton t’i përgatisni një terren komod dhe motivojini të thonë mendimin e tyre, duke ruajtur rendin dhe duke pasur respekt për njëri tjetrin.
Mos ndëshkoni
Mos ndëshkoni fëmijët në rast se ata marrin të drejtën e fjalës pa e ngritur dorën, por kini kujdes në raste kur fëmijët flasin të gjithë njëherësh. Tregohuni të vëmendshëm të inkurajoni ata të cilt kanë më tepër droje në komunikim.
Mos lini hapësira boshe
Sapo të thërrisni emrin e fëmijës, përpiquni te bisedoni edhe ju, në mënyrë që të mos krijohet në mënyrë të menjëhershme “heshtja”, së cilës fëmijët aq shumë u tremben. Pra, vërtet ju po i pyesni, përderisa po ngrini dorën, por organizojeni në formë bashkëbisedimi. Në rast se një nxënës merr fjalën pa e ngritur dorën, mos ia ndërprisni fjalën.
Pra, merrni në konsideratë,a nët pozitive he negative të kësaj metode, e më zgjidhni mënyrën sesi do të procedoni. Mbi të gjitha përshatjuni nxënësve tuaj.
Burimi: smartclassroommanagement.com
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Menaxhimi i disiplinës në shkollë