A duhen mbajtur kamerat ndezur gjatë mësimit në distancë? Nxënësit japin mendimet e tyre
Çështja e privatësisë së studentit/nxëxnësit është një nga temat e rëndësishme gjatë mësimit në distancë. Nxënës të huaj shpalosin këndvështrimet e tyre në lidhje me këtë temë.
Çështja e privatësisë së studentit/nxëxnësit dhe mësuesit, apo mbrojtja e hapësirës personale është një nga temat e rëndësishme gjatë mësimit në distancë. Disa mësues e kanë injoruar plotësisht këtë aspekt, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, ose duke e trajtuar si një çështje të dorës së dytë. Ndaj në këtë artikull, i kushtohet vëmendje mendimit që nxënësit kanë në lidhje me këtë çështje. Nxënës të huaj shpalosin këndvështrimet e tyre për këtë temë.
Ja si shprehet një nxënës: Unë jam një nga të paktët nxënës që dua kamerën e kompjuterit tim të ndezur. Kjo sepse arrij të përqëndrohem 100% në orën mësimore dhe nuk e prek telefonin. Por, sigurisht që në disa raste, kur nuk jam në humor, nuk dua fare ta ndez atë.
Disa mësues i kërkojnë kamerat ndezur dhe kanë plotësisht të drejtë. Ato përpiqen ta bëjnë mësimin sa më të ngjashëm me mësimin në klasë.
Një tjetër nxënës shprehet: Nga përvoja ime personale, ulja në një tavolinë shtëpie, i rrethuar nga dosje, lapsa me ngjyra dhe pako me biskota, është një mjedis pune shumë më i mirë sesa korridoret e mbushura në shkollë, ku duhet të mbaj një çantë që peshon gjysmën e peshës sime të trupit.
Unë e kuptoj që mund të jetë e dobishme për mësuesin të shohë reagimet e nxënësve nëse e kanë kuptuar apo jo mësimin, por kur zhytem në etikën deontologjike të Kantit, apo në ndërlikimet që çuan në Revolucionin Rus, nuk dua që shokët dhe shoqet të më shohin teksa rrudh fytyrën apo kaloj lapsin në gojë. Kjo ka të bëjë me ruajtjen e dinjitetit.
Është shumë ngushëlluese të dëgjosh mësimet e komplikuara të filozofisë, fizikës, matematikës, historisë, etj, para një kompjuteri, të hënën në mëngjes, veshur me pizhame gjumi, me një filxhan çaji boronice në dorë, të përgatitur ashtu nxitimithi, pa na parë kush.
Përshtati Parajsa Shtini
Burimi: https://www.skolskiportal.hr/aktualno/ne-zelim-ukljuciti-svoju-kameru-pri-nastavi-na-daljinu/
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"