A dështojnë nxënësit e shkëlqyer në jetë?
Shumë njerëz duan të vlerësohen vetëm maksimalisht, pra vetëm me notën dhjetë. Por jo pak herë, në fakt më shumë seç duket, ndodh diçka shumë konfuze: shohim njerëz që kanë shkëlqyer në shkollë, por nuk kanë po aq shumë sukses në jetë.
Shumë njerëz duan të vlerësohen vetëm maksimalisht, pra vetëm me notën dhjetë. Por jo pak herë, në fakt më shumë seç duket, ndodh diçka shumë konfuze: shohim njerëz që kanë shkëlqyer në shkollë, por nuk kanë po aq shumë sukses në jetë.
Rruga e suksesshme që i tregohej kur merrnin nota të shkëlqyera, tashmë duket thjesht iluzion. Nxënës mjaftë të mirë dhe të arrirë, me njohuri të thelluara për degën në të cilën kanë studiuar, por që hasin majft vështirësi, sapo kjo fazë mbaron. Pra, suksesi i tyre nuk është i njejtë.
Gjithë kjo panoramë na ndihmon të kuptojmë shumë nga zakonet e gabuara që shkolla rrënjos:
-Shkolla na thotë se shumica e gjërave të rëndësishme dihen tashmë. Nuk nxisin mendimin kreativ dhe dëmtojnë thellë origjinalitetin.
-Shkolla kërkon që ne të ngrejmë dorën dhe mësuesit të zgjedhin. Kërkojnë që ne të marrim leje te të tjerët.
-Shkolla na kërkon të rishpjegojmë ide apo teori dhe jo të krijojmë.
-Shkolla na mëson gjithçka përveç dy elementeve thelbësore në jetë: të dish si të zgjedhësh profesionin e duhur dhe të dish si të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme. Janë të interesuar të na mësojnë latinisht apo se si masim perimetrin e një rrethi, përpara se të na mësojnë këto dy subjekte thelbësore: Punën dhe Dashurinë.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025
Mos e humbni magjinë e këtij sezoni as në klasën tuaj...