93% e përdoruesve ndajnë informacione private në web
Sipas analistëve, pothuajse gjysma e përdoruesve të internetit, rreth 44%, ndajnë informacione personale online pa marrë në konsideratë që domini është publik dhe mund të dalë nga kontrolli i tyre.
Rreth 93% e personave në të gjithë botën ndajnë informacione personale e private në rrjete online, nga të cilët 70% e këtyre postojnë foto dhe video të fëmijëve të tyre. Lajmi i referohet një studimi të Kaspersky Lab që nënvizon se këto zakone, janë më të forta mes të rinjve, që u aksesojnë të huajve informacione private.
Sipas analistëve, pothuajse gjysma e përdoruesve të internetit, rreth 44%, ndajnë informacione personale online pa marrë në konsideratë që domini është publik dhe mund të dalë nga kontrolli i tyre.
Gjithashtu një në pesë persona pranojnë se kanë ndarë të dhëna edhe me persona që nuk i njohin mirë, plus të huaj, duke limituar kontrollin personal ndaj materialeve të tyre në të ardhmen.
Në këtë mënyrë vetekspozohemi ndaj vjedhjes së identitetit apo sulmeve financiare me shënjestër kartat tona të kreditit, rreth 37%, për vjedhjen e pasaportës shënohet 41% ndërsa fjalëkalimet rreth 30% e përdoruesve online.
Çfarë është dhe për çfarë shërben kompjuteri?
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
8 sugjerime se si të krijoni fjalëkalim të sigurtë