8 ndarjet e inteligjencës
Teoria e Gardnerit ishte më shumë për ripërdorimin e inteligjencës sesa për të sugjeruar që ne të mësojmë algjebër me kërcim litari. Ai sugjeroi që 8 ndarje të inteligjencës të zëvendësojnë idetë tona të njëanshme të inteligjencës së përgjithshme.
Para se të kryheshin studimet e fundit, mendimi mbizotërues në arsim ishte se diferencimi sipas teorisë së inteligjencës së shumëfishtë ishte një gjë e mirë.
Më pas, të dhënat nisën të dalin dhe teoritë e Howard Gardner-it të paraqitura më 1983 u vunë në pikëpyetje. Nëse përmendni mendimin e shumëfishtë të inteligjencës (MI) është e sigurtë që njerëzit do të zemërohen duke thënë se është viti 2017 dhe vitet 1980 janë zhdukur dhe nuk ka të dhëna që ekzistojnë dhe që dëshmojnë se MI nuk bën asgjë, por vetëm harxhon kohë.
Teoria e Gardnerit ishte më shumë për ripërdorimin e inteligjencës sesa për të sygjeruar që ne të mësojmë algjebër me kërcim litari. Ai sugjeroi që 8 ndarje të inteligjencës të zëvendësojnë idetë tona të njëanshme të inteligjencës së përgjithshme.
- Vizual / spiritual – përfshin përceptimin vizual të mjedisit, aftësinë për të krijuar dhe manipuluar imazhet mendore dhe orientimin e trupit në hapsirë.
- Verbal / linguistik – përfshin leximin, të folurën dhe bisedimin në gjuhën amtare ose të huaj me dikë tjetër.
- Logjik / matematikor – Përfshin numrat dhe aftësitë përllogaritëse, njohja e formave dhe lidhjeve, shtrirjet kohore e rendin dhe aftësinë për të zgjidhur problemet e ndryshme matematikore nëpërmjet logjikës.
- Fizik – përfshin koordinimin fizik dhe shkathtësinë. Në këtë mënyë shprehin veten ose mësojnë nëpërmjet aktivitetit fizik.
- Muzikor – përfshin kuptimin dhe shprehjen e vetes nëpërmjet muzikës dhe lëvizjeve ritmike ose kërcimit, nëpërmjet kompozimit, duke luajtur instrumente ose duke dëgjuar muzikë.
- Ndërpersonale – Përfshin kuptimin e mënyrës si të komunikosh dhe të kuptosh njerëzit e tjerë dhe si të punosh në grup.
- Interpersonale – Përfshin të kuptuarin e brendshëm të dikujt, të emocioneve e mendimeve të një personi dhe rritjen e aftësisë për t’i kontrolluar dhe për të punuar vazhdimisht me ta.
- Natyralist – Përfshin të kuptuarin e botës së natyrës së bimëve e kafshëve, vërejtjen e karekteristikave dhe kategorizimin e tyre.
Këto inteligjenca teorike të shumëfishta krijuan idenë e stileve të mësimit që i shërbejnë secilës. Për shkak se truri punon në këtë mënyrë,mund të shqyrtojmë përvetësimin e përvojave të mësimit në atë mënyrë. Për fat të keq, për shumë kjo tingëllon si krijimi i justifikimit të bazuar në hulumtime, ku një nxënës i cili mëson më shpejt nga praktika sesa nga teoria nuk mund të mësoj duke dëgjuar ose lexuar.
Pavarësisht nga ky keqkuptim dhe nga trupi bindës i kërkimit që mbështesin MI-në, përdorimi i kornizës për të planifikuar mund të jetë i dobishëm, sepse ato përfaqësojnë mënyra të të menduarit, marrja e të dhënave, lidhja me përmbajtjen dhe sigurimi i një themeli për përvojën e të nxënit. Mund të ndodhë që lejimi i një fëmije të mësojë përmes reflektimit interpersonal dhe një tjetër përmes lidhjeve ndërpersonale nuk mund të ofrojë një avantazh për asnjërin fëmijë.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII