Super lexuesi

5-vjeçari shqiptar që po bën xhiron e rrjetit pasi u shpall si fëmija që ka lexuar më shumë libra në bibliotekën italiane

Media italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull një shqiptari të vogël, 5-vjeçarit Mattia Mehdihoxha pasi lexoi 125 libra për një vit në bibliotekën“Bartolomeo Della Fonte” në Montemurlo. Fill pas këtij lajmi të bukur emri i Mattias së vogël po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” në Montemurlo festoi 20-vjetorin e saj me një ditë kushtuar të vegjëlve. Me këtë rast, biblioteka ndau çmimin “Lexuesi i Vitit” për lexuesit më besnikë dhe më të zellshëm. Vendin e parë e ka marrë Mattia Mehdihoxha, 5-vjeçari me origjinë shqiptare dhe me 125 libra të lexuar gjatë vitit. Fill pas këtij lajmi të bukur emri i Mattias së vogël po bën tashmë xhiron e rrjetit. 


Në vend të dytë është Penelope Bruno, 13 vjeçe, me 95 libra, ndërsa në vendin e tretë ishte Duccio Vannoni, 14 vjeç dhe 78 libra të lexuar gjatë vitit. Këshilltari i kulturës i bashkisë së Montemurlos, Giuseppe Forastiero, prezantoi çmimet dhe i dha secilit fëmijë nga një libër për të vazhduar të ushqejë dëshirën për të lexuar dhe zbuluar histori të reja.


“Leximi është thelbësor për fëmijët tanë, rrit fjalorin dhe aftësitë gjuhësore, lejon ju të zhvilloni përqendrimin dhe vëmendjen”, nënvizoi Forastiero. “Duke lexuar ndërtoni marrëdhënie, por fitoni edhe vlera morale. Kush lexon nuk bën lufte. Në këtë moment të vështirë në nivel ndërkombëtar, leximi na fton për reflektim, dialog dhe ndjeshmëri”.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

681 Lexime
1 vit më parë