5 hapa për menaxhimin e xhelozisë mes fëmijëve
Xhelozia e fëmijës së madh shfaqet në forma të tilla, jo vetëm kur vjen një fëmijë tjetër në familje, por edhe kur ai është më i rritur sepse fëmijët tuaj konkurrojnë për vëmendjen tuaj të plotë, që ndonjëherë është shumë e kufizua
Çdo prind me më shumë se një fëmijë e di që një lloj xhelozie mes tyre është e pashmangshme. Në disa raste fëmija i madh bën çdo lloj sjellje për të shqetësuar të voglin. Në të tilla raste duhet të kuptoni se sjelljet e fëmijës suaj janë si pasojë e pamundësisë për të shprehur emocionet e tij. Nëse ju reagoni me agresivitet apo me dënime, sjelljet e tij do të jenë akoma më shqetësuese dhe agresive.
Xhelozia e fëmijës së madh shfaqet në forma të tilla, jo vetëm kur vjen një fëmijë tjetër në familje, por edhe kur ai është më i rritur sepse fëmijët tuaj konkurrojnë për vëmendjen tuaj të plotë, që ndonjëherë është shumë e kufizuar. Ndaj, shumë studime kanë treguar se kur prindërit arrijnë të krijojnë një lidhje të fortë me secilin prej fëmijëve, xhelozia mes tyre është më e pakët. Pra në vend që ta dënoni atë që tregon shenja të xhelozisë, ushqejani zemrën e tij të uritur. Si?
1. Rikrijoni marrëdhënie
Kur fëmijët përjetojnë ndjenja të forta negative, ata tentojnë të largohen nga të tjerët. Ndaj është e nevojshme që prindi të rikrijojë marrëdhënien me përqafime, përkëdhelje dhe shaka disa herë gjatë ditës.
2. Mundohuni ta kuptoni
Kur ju jeni duke ndërruar pelenat e të voglit dhe fëmija tjetër është duke bërtitur e duke u shpërthyer në të qara që nuk po shkoni ta ndihmoni për diçka, impulsi i parë është që së paku t’i jepni një të bërtitur, por duhet të ushtroheni që ta kuptoni fëmijën dhe t’i tregoni se do ta ndihmoni sapo të mbaroni punë.
3. Lejojeni të ndjehet e vogël
Sigurisht që ajo mundet të vishet vetë dhe ju i kini duart gjithmonë të zëna me të voglin, por pikërisht kjo është arsyeja pse ajo kërkon që ta vishni ju. Plotësojini dëshira të tilla një herë në një kohë për t’i treguar fëmijës suaj se jeni aty sa herë që ajo të ketë nevojë.
4. Mbani marrëdhënie pozitive të balancuar
Studimet tregojnë se marrëdhëniet e shëndetshme kanë nevojë për pesë ndërveprime pozitive pas çdo ndërveprimi negativ.
5. Jepni kohën speciale
Koha speciale është thelbësore. Secili nga fëmijët ka nevojë për të paktën 20 minuta vetëm për vetëm me prindin për të marrë 100% vëmendjen e tij. Në këtë mënyrë ju iu tregoni se i doni të dy shumë dhe rrjedhimisht xhelozia mes tyre largohet.
Zgjidhja është dashuria. Dashuria nuk të lë kurrë të dështosh.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.