5 aplikacione edukative që mund t’i përdori çdo nxënës i shkollës fillore
Aplikacionet e mëposhtme ndihmojnë fëmijët e klasave fillore të zhvillojnë aftësitë bazë në një mënyrë të këndshme dhe interaktive! Shumica e aplikacioneve janë falas ose kanë versione të lira me opsione të avancuara që kërkojnë pagesë.
Ja pesë aplikacione edukative që çdo nxënës i shkollës fillore duhet t’i dijë:
Khan Academy Kids
Një aplikacion i njohur me mësime interaktive për matematikë, shkencë, art dhe më shumë. E përshtatur për fëmijët e vegjël me video dhe lojëra që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive themelore. Ky aplikacion ofron përmbajtje pa pagesë dhe nuk ka reklama.
Duolingo
Një aplikacion për të mësuar gjuhë të huaja me një qasje lojëruese ose ndryshe gamification (është një metodë mësimi që përdor elemente të lojërave në aktivitete të cilat zakonisht nuk lidhen me lojërat, si për shembull edukimi. Kjo qasje synon të bëjë mësimin më të këndshëm, më tërheqës dhe më motivues për nxënësit. Disa nga elementet që përfshihen në një qasje lojëruese janë: pikët, nivelimi, çmime dhe medalje, sfida etj). Duolingo ndihmon nxënësit të fillojnë të mësojnë gjuhë si anglisht, spanjisht, frëngjisht etj. Është falas si aplikacion, por ofron blerje brenda aplikacionit dhe një version premium me më shumë veçori (Duolingo Plus).
ABCmouse
Platformë mësimore për fëmijët e moshave 2-8 vjeç që mbulon leximin, matematikën, shkencën dhe artet në një mënyrë argëtuese dhe edukative përmes aktiviteteve dhe lojërave. Jo falas. Kërkon abonim mujor, por ofron një periudhë prove falas.
Prodigy Math Game
Një lojë matematike interaktive që përfshin aventura dhe betejë me përbindësha. Nxënësit mund të praktikojnë matematikën në një mënyrë argëtuese dhe konkurruese. Falas, por ka opsione premium për funksionalitete shtesë që mund të blihen.
ScratchJr
Një aplikacion që i mëson fëmijët të kodojnë në mënyrë krijuese dhe të zhvillojnë mendimin logjik përmes krijimit të historive dhe lojërave të tyre. Falas. Nuk ka reklama apo blerje brenda aplikacionit.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?