10 sjellje që duhen evituar në marrëdhënie me fëmijën
Këto sjellje duhen evituar në raport me fëmijën. Ja cilat janë dhjetë prej tyre. Prindërit, duke i patur parasysh, ndihmojnë veten në mirëedukimine fëmijës.
- Mosplotësimi i nevojave të fëmijës: Veshja e keqe, jo sipas sezonit. Mbajtja brenda në shtëpi për kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojrave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.
- Kujdes i tepruar. Çuarja vazhdimisht tek mjeku dhe mjekë të ndryshëm, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.
- Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.
- Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri: në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.
- Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se ç'është: ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund ti bëjë vetë. Të mos i shpjegohet se çfar po ndodh rreth tij: situata të ndryshme që ndodhin në familje, si vdekje, sëmundje, grindje në familje apo divorc,
- Të ndërtohet marëdhënie sikur është i madh: pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo t'i kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vende e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.
- Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerëve: Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.
- Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve: Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëritjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë psikologjinë e fëmijës, në të ardhmen.
- Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës: Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, t'i gjuhet me objekte të ndryshme etj. Dhe sidomos shkundja e një foshnje për ta bërë të pushojë është një metodë mjaft e gabuar.
- Prekje e fëmijës në zonën genitale: Edhe fëmija ka privatësinë e tij. Pavarësht se prindi mund të mos ketë qëllime negative, por është një sjellje jo e përshtatshme.
(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?