Fëmijët dhe teknologjia

10 këshilla për prindërit në epokën digjitale

Njihni shokët e fëmijës si virtual edhe real. Duhet të dini çfarë platformash, programesh dhe lojërash përdorin fëmijët tuaj, ku po lundrojnë në internet dhe çfarë bëjnë online.

Në një botë ku fëmijët po rriten me teknologjinë digjitale, është e rëndësishme që t’i ndihmojmë ata të mësojnë konceptet e përdorimit të teknologjisë digjitale dhe qytetarisë.

Këtu keni disa këshilla që mund të ndihmojnë prindërit të menaxhojnë peizazhin që eksplorojnë me fëmijët e tyre.


1.     Trajtojeni median si çdo ambient tjetër në jetën e fëmijës tuaj. Të njëjtat udhëzime për prindërit aplikohen në ambientet virtuale dhe reale. Vendosni limite. Njihni shokët e fëmijës si virtual edhe real. Duhet të dini çfarë platformash, programesh dhe lojërash përdorin fëmijët tuaj, ku po lundrojnë në internet dhe çfarë bëjnë online.


2.     Vendosni limite dhe ikurajoni kohën për të luajtur larg teknologjisë. Përdorimi i teknologjisë, si të gjithë aktivitetet e tjera, duhet të ketë limite të arsyeshme. Veprimtarit jashtë teknologjie duhet të jenë prioritet sidomos për fëmijët e vegjël. Dhe mos harroni që të bashkoheni me fëmijët kur të jeni lirë.


3.     Familjet që luajnë sëbashku, mësojnë sëbashku. Përfshirja familjare është një aktivitet social shumë inkurajues për fëmijën. Luani një video-lojë me fëmijët tuaj. Është një mënyrë e mirë për të treguar aftësi sportive dhe etikë loje.


4.     Bëhu një model shembullor. Mëso dhe jep shembull të mirë dhe sjellje të mira online. Dhe kini parasysh se fëmijët imitojnë shumë mirë, kufizoni kohën tuaj në internet. Në fakt, do jeni më të afërt dhe më të lidhur me fëmijët nëse vraponi, luani dhe përqafoheni me ta, se sa kur ngulni sytë në ekran.


5.     Mësoni vlerën e komunikimit sy më sy. Fëmijët e vegjël mësojnë më mirë nëpërmjet komunikimit dy-anësh. Lidhja me kohën e të folurit dhe të dëgjuarit është shumë e rëndësishme për zhvillimin e gjuhës. Bisedat mund të bëhen ballë për ballë, ose nëse është e nevojshme, nëpërmjet telefonatave me video, me një prind që është në udhëtim ose me gjyshërit që jetojnë shumë larg. Hulumtimet tregojnë se bisedat ballë për ballë përmirësojnë aftësitë gjuhësore më shumë se të dëgjuarit ose vetëm duke parë në ekran.


6.     Krijoni zona jo teknologjike. Mbani vaktet familjare dhe veprimtari të tjera familjare dhe sociale larg teknologjisë. Karikoni pajisjet gjatë natës, jashtë dhomës së gjumit të fëmijëve në mënyrë që të ndimoni fëmijët që të mos tundohen për përdorimin e tyre gjatë natës. Këto ndryshime inkurajojnë më shumë kohë familjare, zakone më të shëndetshme ushqyerjeje dhe gjumë më të rehatshëm, të gjitha shumë të rëndësishme dhe në të mirë të fëmijës.


7.     Mos e përdorni teknologjinë si ngushëllim emocional. Teknologjia mund të jetë shumë efektive në mbajtjen e fëmijëve të qetë, por nuk duhet të jetë kjo mënyra e vetme që ata mësojnë për t’u qetësuar. Fëmijëve duhet t’u mësohet si të identifikohen dhe si të përballojnë emocionet e forta. Kjo ju mësohet duke i aktivizuar me aktivitete kundër mërzisë, ose t’u mësoni atyre si të qetësohen duke marrë frymë thellë.


8.     Programe për fëmijë. Më shumë se 80.000 aplikacione edukuese ka për fëmijë online, por jo të gjitha janë cilësore. Kontrolloni mirë për programet që doni të lejoni fëmijët tuaj të përdorin.


9.     Nuk ka problem nëse adoloshentët përdorin internetin. Marrëdhëniet online janë pjesë e zakonshme e zhvillimit të adoloshencës. Mediat sociale mund të mbështesin adoloshentët në eksplorimin dhe zbulimin e vetvetes dhe vendit të tyre në botën e të rriturve. Vetëm sigurohuni që adoloshenti juaj sillet mirë në botën virtuale dhe atë reale. Mbani linjat e komunikimit të hapura dhe bëjini të ditur që ju jeni aty nëse kanë pyetje ose shqetësime.


10. Mbani mend: Fëmijët mbeten fëmijë. Fëmijët do të bëjnë gabime duke përdorur median. Mundohuni të përballoni gabimet me maturi dhe kthejini gabimet në momente mësimdhënie. Por disa pa mturi si ngacmimi, dërgimi i fotove intime ose postimi i fotove të dëmshme ndaj vetes, mund të jenë një sinjal që tregon probleme. Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm se sjelljet e fëmijëve të tyre dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmën e një profesionisti që përfshin edhe psikologët.


Mediat dhe pajisjet digjitale janë të shumta në numër në ditët e sotme. Përfitimet e këtyre pajisjeve, nëse përdoren siç duhen, janë të mëdha. Por, hulumtimet tregojnë që koha me familjen, shoqërinë dhe mësuesit, luan një rol shumë më të rëndësishëm në promovimin, të mësuarin dhe zhvillim e fëmijëve. Mbani kontaktin ballë për ballë në vend të parë dhe mos humbisni në mediat sociale dhe në rrjetet teknologjike.


(Përgatiti: Portali Shkollor)

3,923 Lexime
7 vjet më parë