Nëpër botë

10 fakte për 10 tema të ndryshme në botë

Cilat janë vendet ose qytetet që kanë sipërfaqen më të madhe në botë? Po popullsinë? Po GDP? Po vendet që kanë shifrat më të larta për shpenzimet për ushtrinë dhe kërkimet shkencore? Lumturia tek cili vend dominon? Indekset e mëposhtme janë interesante për të shuar kureshtjen tonë.

Në një botë me 195 shtete të shpërndara në të 5 kontinentet dhe një popullsi prej 7.7 miliardë njerëzish shpesh e ke të vështirë të orientohesh mes shifrave e fakteve të shumta. Por numri 10, përveç një parimi hyjnor që ka mbartuar historikisht (kujto 10 urdhëresat…) dhe jo vetëm për faktin që mund t’i numërojmë dikujt me duart tona vetëm 10 fakte të ndryshme, është bërë një lloj metri krahasimor për ta filluar një fjali me frazën.. 10 kuriozitete, 10 shtetet më të etj...


Për këto 10 fakte për 10 tema të ndryshme si  më poshtë,(të marra nga portali statistikor worldpopulationreview), secili nga ne mund të identifikojë e interpretojë të dhëna të tjera për ato ngjarje e fenomene që na rrethojnë çdo ditë…


I.10 VENDET MË TË MËDHA NË BOTË NGA SIPËRFAQJA


  1. Russia- 17,098 ,250 km²
  2. Kanadaja- 9,879,750 km²
  3. Kina — 9,600,013 km²
  4. SHBA — 9,525,067 km²
  5. Brazili — 8,515,770 km²
  6. Australia — 7,741,220 km²
  7. India — 3,287,260 km²
  8. Argentina — 2,780,400 km²
  9. Kazakistani- 2,724,902 km²
  10. Algjeria - 2,381,741 km²


II.10 VENDET MË TË MËDHA NË BOTË NGA POPULLSIA


  1. Kina – 1,448, 116,402 banorë
  2. India-1, 401, 736 , 293 banorë
  3. SHBA- 334, 086,023 banorë
  4. Indonesia- 278,163, 304 banorë
  5. Pakistani– 227,902,419 banorë
  6. Brazili- 214, 965,903 banorë
  7. Nigeria 214,586,499 banorë
  8. Bangladeshi 167, 318,791 banorë
  9. Rusia 146,032 775 banorë
  10. Meksika- 131,106, 081 banorë



III. 10 QYTET MË TË MËDHA NË BOTË NGA POPULLSIA


  1. Tokio ( Japoni_) – 37,435,191 banorë
  2. Delhi( Indi)- 29,399,141 banorë
  3. Shanghai( Kinë)- 26,317,104 banorë
  4. Sao Paolo( Brazil) – 21,846 , 507 banorë
  5. Mexico City ( Meksikë)- 21,671,908 banorë
  6. Kajro ( Egjipt) – 20,484, 965 banorë
  7. Dhaka ( Bangladesh)- 20,283,552 banorë
  8. Mumbai ( Indi) - 20,185 ,064 banorë
  9. Pekini ( Kinë) - 20,035,455 banorë
  10. Osaka ( Japoni)- 19,222,665 banorë


IV. 10 KRYEQYTET MË TË MËDHA NË BOTË NGA POPULLSIA


  1. Tokio ( Japoni_) – 37,435,191 banorë
  2. Delhi( Indi)- 29,399,141 banorë
  3. Mexico City ( Meksikë)- 21,671,908 banorë
  4. Kajro ( Egjipt) – 20,484, 965 banorë
  5. Dhaka ( Bangladesh)- 20,283,552 banorë
  6. Pekini ( Kinë) - 20,035,455 banorë
  7. Karaci( Pakistan)- 15,400.000 banorë
  8. Buenos Aires(Argjentinë) - 14,967,000 banorë
  9. Manila( Filipine) 13,482,000 banorë
  10. Kinshasa (Kongo )- 13,171,000 banorë


V. III. 10 VENDET ME GDP MË TË MADHE NË BOTË


  1. SHBA – 20.89 trillion$
  2. Kina- 14.72 trillion$,
  3. Japoni- 5.06.trillion$
  4. Gjermania – 3.85 trillion$
  5. UK- 2.67 trillion$
  6. India – 2.66 trillion$
  7. Franca - 2.63 trillion$
  8. Italia - 1.89 trillion$
  9. Kanadaja- 1.64 trillion$
  10. Koreja e Jugut- 1.63 trillion$


VI. 10 VENDET ME GDP PËR FRYMË MË TË LARTË NË BOTË


  1. Luksemburgu – 135,046 $
  2. Irlandë- 101,509 $
  3. Norvegjia- 99,481 $
  4. Zvicra – 96,390 $
  5. Katar- 84,514 $
  6. Brunei – 79,816 $
  7. Singapori - 79,576 $
  8. SHBA - 76,027 $
  9. Islanda 74,417 $
  10. Danimarka - 68,094 $


VII. 10 VENDET ME SHPENZIMET VJETORE MË TË MËDHA USHTARAKE NË BOTË


  1. SHBA – 778 miliardë$
  2. Kina- 252 miliardë$,
  3. India- 72.9 miliardë$
  4. Rusia – 61.7 miliardë$
  5. UK- 59.2 miliardë$
  6. Arabia Saudite – 57.5 miliardë$
  7. Gjermania - 52.8 miliardë$
  8. Franca - 52.7 miliardë$
  9. Japonia- 49.1 miliardë$
  10. Koreja e Jugut- 45.7 miliardë$


VIII. 10 VENDET ME SHPENZIMET VJETORE MË TË MËDHA PËR KËRKIM SHKENCOR NË BOTË


  1. SHBA – 613 miliardë$
  2. Kina- 515 miliardë$,
  3. Japonia- 172 miliardë$
  4. India – 158 miliardë$
  5. Gjermania- 131miliardë$
  6. Koreja e Jugut – 100 miliardë$
  7. Franca - 64 miliardë$
  8. Britania - 51 miliardë$
  9. Tajvani- 42 miliardë$
  10. Rusia - 38 miliardë$


IX. 10 VENDET ME NUMRIN MË TË APLIKIMEVE VJETORE PËR PATENTA SHPIKJESH PRANË WIPO-s( Organizat Botërore e Pronësisë Intelektuale)


  1. Kina – 695,400 aplikime
  2. SHBA- 595,700 aplikime
  3. Japonia- 502,600 aplikime
  4. Koreja e Jugut – 206,780 aplikime
  5. Gjermania- 173, 220 aplikime
  6. Franca – 72,800 aplikime
  7. Britania - 58,410 aplikime
  8. Zvicra - 53,860 aplikime
  9. Suedia- 44,430 aplikime
  10. Hollanda - 41,270 aplikime


X….10 VENDET MË TË LUMTURA NË BOTË (World Happiness Index)


  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Zvicra
  4. Islanda
  5. Hollanda
  6. Norvegjia
  7. Suedia
  8. Luksemburgu
  9. Zelanda e Re
  10. Austria


Përgatiti Geron Kamberi 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,391 Lexime
2 vjet më parë