Udhëzimi për të diplomuarit në fusha të ngjashme me mësuesinë
Udhëzimi për përcaktimin e diplomave universitare të njëvlershme, të ngjashme ose të përafërta me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimeve të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike.
Të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj. do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, i cili do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një video-publikim në rrjetet sociale, e cila ka dhënë disa nga detajet e udhëzimit të ri.
Kushi ftoi të gjitha universitetet që të paraqesin aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t'u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024.
Fjala e plotë e Ministres Kushi:
Sot kam një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që janë diplomuar në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit.
Prej vitesh në sistemin arsimor parauniversitar, disa lëndë si: Ekonomi, Informatikë, Arte, Filozofi, Teknologji, jepeshin nga mësues të profileve të tjera ose nga profesionistë të këtyre fushave që nuk ishin diplomuar në fushën e mësuesisë, e të cilëve u mungonte formimi i nevojshëm pedagogjik e metodik.
Prandaj ne, duke patur objektiv primar interesin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për mësimdhënie në nivele të larta shkencore dhe psiko-pedagogjike, kemi hartuar dhe miratuar një udhëzim të ri, i cili mundëson që profesionin e mësuesit ta ushtrojnë profesionistë të diplomuar në fusha të ndryshme, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj., por pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, i cili do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.
Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t'u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024.
Së shpejti do të organizojmë edhe një takim me përfaqësues të universiteteve për t’i udhëzuar dhe mbështetur sa më shumë në hartimin dhe miratimin e programeve të reja.
Udhëzimi për përcaktimin e diplomave universitare të njëvlershme, të ngjashme ose të përafërta me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimeve të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Struktura e vitit shkollor 2024-2025
Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2023-2024
Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë