Aktualitet

Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2023-2024

Ky është urdhri i strukturës së vitit shkollor 2023-2024 për sistemin arsimor parauniversitar që është publikuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në urdhër përcaktohen: fillimi dhe mbarimi i shkollës, pushimet, por edhe datat e provimeve përfundimtare.

Përcaktohet data e nisjes së vitit të ri shkollor 2023-2024. Nëpërmjet një urdhri të përbashkët, Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, bëjnë me dije se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 11 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.


Për më tepër ju sjellim urdhrin e mëposhtëm.

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

112,246 Lexime
1 vit më parë