Për kandidatët aplikantë mbi testimin e informatizuar
Ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrik-gusht 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve.
PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR
Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar” i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrik-gusht 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve.
Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatizuar. Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
3. Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i
vlerësimit të dosjeve në DRAP.
Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.
Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të
komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;
2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;
3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.
Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, mbiemrin, profilin, si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit” dhe rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për testimin e informatizuar.
(Portali Shkollor)
Struktura e vitit shkollor 2024-2025
Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2023-2024
Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë