KONKURIMI

Hapet portali "Mësues për Shqipërinë" 2020

Për realizimin e procedurave të konkunimit të mësuesve në portalin "Mësues për Shqipërinë" 2020, ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniveristar (DRAP) shpallin afatet e pranimit të dosjeve për kandidatët të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin "Mësues për Shqipërinë" 2020. 


- Afati përfundimtar i pranimit të dosjeve  është data 24.02.2020. 


- Kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin "Mësues për Shqipërinë" 2020, duhet të aplikojnë online deri në datën 21 .02.2020, në porlalin mësues për shqipërinë. al.


- Kandidatët, dërgojnë dosjet për konkurim në DRAP-in ku kanë vendbanimin, brenda datës 24.02.2020. Dosjet dërgohen nëpërmjet shërbimit postar, sipas adresave dhe ndarjes territoriale në aneksin nr. 1 të kësaj shkrese. 


- Kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, pikët e testimit, ose edhe të dosjes edhe të testimit, dërgojnë në DRAP-in ku kanë vendbanimin, kërkesën për mbartjen e pikëve sipas shtojcës 4, brenda datës 24.02.2020, nëpërmjet shërbimit postar. 


- Për kandidatët që dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, por kanë dokumente shtesë, së bashku me shtojcën 4 dërgojnë në DRAP edhe dokumentet që dëshirojnë të shtojnë në dosje. DRAP për këta kandidatë bën rivlerësim të dosjes. 


- DRAP dërgon në DPAP listën e kandidatëve që kanë kërkuar të ruajnë pikët e testimit të portalit 2019.

(Portali Shkollor)

21,590 Lexime
4 vjet më parë