Zuckerberg tregon “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”
Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.
Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook.
Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.
Bëhet fjalë për “fermat ku prodhohetgjithçka e Facebook”. Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional tëfjalës, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona.
Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter.
“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”, shkruan Mark Zuckerberg.
Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë.
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Zbulohet numri më i madh i rëndomtë!
Mësimet e jetës sipas një mësuesi!