Zhvillohet në Maliq aktiviteti "Dita sportive"
Mësuesi i edukimit fizik Fatos Pulaha, organizon ditën sportive me mjete rrethanore didaktike efikase me shkolla të bashkisë Maliq. Evenimenti tërhoqi vëmendjen e komunitetit duke vlerësuar në maksimun punën e palodhur të mësuesit.
Dëshira për të dhënë arsim buron nga shpirti i bukur dhe i palodhur i mësuesit. Kjo dëshirë shpalos suksese dhe jep frytet e punës kur nis me pasion guxim dhe largpamësi. Si rrjedhojë aty ku punohet nuk ka dallime nëse janë shkolla rurale apo urbane.
Nisur nga fakti dhe pasioni i mësuesve të palodhur zbresim deri në terrene malore dhe gjejmë dhe shkolla në zona të thella me mësues të përkushtuar që derdhin talentin e tyre duke i dhënë jetë dhe gjallëri mësimdhënies.
Marrim shkas nga shkolla e mesme e bashkuar “Lozhan i Ri”, njësia Administrative ‘Gorë’ në rrethin e Korçës. Mësuesi i edukimit fizik me 30 vite punë eksperience, Fatos Pulaha me mbështetjen e drejtorisë së shkollës organizon ditën sportive me mjete rrethanore didaktike efikase me shkolla të bashkisë Maliq me numër më të madh nxënësish e kapacitetesh mësimore.
Shkollat pjesmarrëse ishin: Maliqi, Potgoria, Pojani, Sheqerasi, Rrëmbeci, Liboniku. Disiplinat sportive që u realizuan në orët mësimore ishin krosi sportiv, volejboll, futboll, pinpong dhe shahu. I gjithë aktiviteti u shoqërua nën udhëheqjen e mësuesve të fiskulturës nga shkollat mike dhe padyshim në krye nga mësuesi Fatos Pulaha. Evenimenti tërhoqi vëmendjen e komunitetit duke vlerësuar në maksimun punën e paludhur dhe orientimin që u jepet nxënësve në tërësi.
Aty ku mendohet se realizohen aktivitete me dëshirën dhe pasionin e palodhur dalin vepra më të bukura. Mësues të tillë inkurajohen dhe u jepet mbështetje për vizionin dhe përkushtimin në punën e tyre fisnike. Ajo çka lind nga dëshira zë vlerë më shumë se detyrimi mësimor.
Suksese dhe sa më shumë aktivitete në të mirën e mësimdhënies. Respekt për mësues të tillë të palodhur. Urime shkollës që mbështesin gjerësisht mësues të përkushtuar!
(Besnik Bedollari; Portali Shkollor)
Orë mësimi e hapur me klasën e shtatë
Aktivitetet sportive për fëmijët tuaj
Joga dhe fëmijët, çelësi për arritjen e qëllimeve