Roli pozitiv i të bërit sport në shkolla
Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme.
Fëmijët që janë aktivë në shkollë janë më të shëndetshëm, kanë trup më të mirë, pesha e tyre është brenda parametrave të lejueshme. Nuk rrezikojnë ndaj presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe kanë vetëbesim të lartë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet që fëmijët duhet ta vlerësojnë rëndësinë e aktivitetit fizik që në moshë të re.
Sporti përmirëson aftësitë sociale
Kur merr pjesë në aktivitetet sportive të shkollës, të krijon ndjesinë se i përket një grupi, një skuadre. Interaktiviteti me bashkëmoshatarët ndikon në krijim e një sjelljeje miqësore. Ti mëson të vlerësosh interest e të tjerëve, fëmijët bëhen më bashkëpunues dhe vlerësojnë respektin e ndërsjelltë. Punojnë bashkë, ndajnë, shkëmbejnë eksperienca, mësojnë sesi fitohet dhe dështohet në grup. Kjo ndihmon më vonë në krijimin e personalitetit.
Shëndet më i mirë
Interneti, televizori, lojërat kompjuterike, i bëjnë nxënësit të bëjnë një jetë sedentare, gjë që shkakton edhe obezitetin. Fëmijët që nuk marrin pjesë në sporte ose në aktivitete të tjera fizike, rrezikojnë të bëhen adultë pasivë. Pjesmarrja e tyre nëpër aktivitete sportive ndikon në shëndetin e zemrës, mushkërive, muskujve, kockave. Aktiviteti fizik, gjithashtu, përmirëson koordinimin dhe balancën e tyre. Ushtrimet reduktojnë nivelin e stresit, ankthin dhe problemet e tjera me sjelljen. Aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndihmon të jeni më të relaksuar dhe pakëson tensionin e muskujve.
Kur merresh me sport influencat negative kanë më pak rrezikshmëri
Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme. I largon ata nga veset si duhani, droga etj. Kur sporti ‘injektohet’ që në shkollë, atëherë, fëmija mëson sesi ta organizojë kohën e tij, dhe në mënyrë të tërthortë ndikon në suksesin e tij, në të ardhmen.
Vetëvlersimi dhe vetëbesimi
Kur merr pjesë në sportet e shkollës, zhvillohen një shumësi teknikash dhe aftësish. Përfshihesh në mënyrë miqësore, në garat me bashkëmoshatarët. Djemtë dhe vajzat që merren me sport kanë imazhe më të mira, sesa ata fëmijë që bëjnë një jetë sedentare dhe pasive. Kur luan, fiton lojërat merr edhe vetëkënaqësi që përkthehet në vetëbesim.
(Portali Shkollor)
Hockey, sporti dimëror
Intervistë me Kler Çaku, nxënësen shqiptare e cila u shpall Kampione e Europës në shah
Majlinda Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë