Zgjidhet misteri i “mjegullës së madhe”
Në dhjetor të vitit 1952, “mjegulla e madhe” zbriti në Londër, një shtresëe trashë papastërtie që vështirësonte shikimin dhe frymëmarrjen. Më shumë se 100 mijë njerëz u sëmurën pas “smogut të madh”, nga të cilët 12 mijë humbën jetën.
Zgjidhet misteri i “mjegullës së madhe”, që më 1952 vrau 12 mijë londinezë.
Në dhjetor të vitit 1952, “mjegulla e madhe” zbriti në Londër, një shtresë e trashë papastërtie që vështirësonte shikimin dhe frymëmarrjen.
Më shumë se 100 mijë njerëz u sëmurën pas “smogut të madh”, nga të cilët 12 mijë humbën jetën.
Ngjarja pasoi me krijimin e “Aktit të Ajrit të Pastër”, më 1965, por deri më sot askush nuk e kishte kuptuar pse mjegulla kishte helmuar aq shumë njerëz.
Tashmë, shkencëtarët që po studiojnë çështjen e ndotjes së madhe të ajrit në Kinë, kanë dalë në konkluzion se shkaku i mijëra të vdekurve pas “mjegullës së madhe” të Londrës është fakti se qytetarët kanë thithur acid sulfurik të krijuar nga djegia e qymyrit.
Eksperimentet në Xi’an dhe Pekin treguan se sulfati mund të formohet nga ndërveprimi i dioksidit të azotit dhe dioksidit të squfurit - duke “ndërtuar” pika të vogla acidi sulfurik që mund të jetë thithur nga njerëzit me anë të frymëmarrjes.
Autori i studimit, Renyi Zhang nga Universiteti i Teksasit është shprehur: “Njerëzit e kanë ditur se sulfati ishte një kontributor i madh për krijimin e mjegullës, dhe acidi sulfurik ishte formuar nga oksidi i sulfurit të lëshuar nga djegia e qymyrit, i përdorur nga banorët për shërbime vetjake dhe nga termocentralet”.
“Rezultatet tona tregojnë se ky proces është lehtësuar nga dioksidi iazotit, një bashkë-produkt i djegies së qymyrit, dhe ndodhi fillimisht në mjegullën natyrore. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në shndërrimin e dioksidit të squfurit në sulfat është se ai prodhon grimca acidi, i cili më pas e pengon këtë proces.
Mjegulla natyrale përmbante grimcat më të mëdha dhe acidi i formuar ishte holluar në mënyrë të mjaftueshme. Avullimi i këtyre grimcave të mjegullës pastaj la grimca të vogla acidi që mbuluan qytetin duke shkaktuar helmimin e tij”.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Si të visheni me stil në ditët me dëborë