UNDP thirrje për të rinjtë që kanë pasion të shkruarin
UNDP po kërkon të rinj e të reja nga mosha 16 – 18 vjeç, të gatshëm të sjellin, përmes shkrimit artistik, histori (tregime, përralla, fabula) të para nga këndvështrimi gjinor. Regjistrimet mbyllen në datën 26 Prill 2021. Nëse je i/e interesuar kjo thirrje është për ty ose për nxënësin apo fëmijën tënd.
Je një i ri apo e re me ide inovative? A do te ndryshosh mentalitetet? A do të bëhesh pjesë e një super iniciative? Atëherë kjo thirrje është për ty.
UNDP po kërkon të rinj e të reja nga mosha 16 – 18 vjeç, të gatshëm të sjellin, përmes shkrimit artistik, histori (tregime, përralla, fabula) të para nga këndvështrimi gjinor.
Nëse jeni të interesuar atëherë ju mund të regjistroheni në që në këtë moment në BOOTCAMP-in e tyre!
Çfarë përfitojnë pjesëmarrsit?
Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përdorin metodologjinë inovative të “Design Thinking”, si edhe do të frymëzohen nga përvoja të mira në këtë fushë për të transformuar idetë e tyre artistike në produkte konkrete. Prototipi fitues do të mbështetet financiarisht deri në transformimin e tij në një produkt konkret.
Bootkamp: Si të sjellim artistikisht një legjendë/përrallë/fabul shqiptare të parë nga këndvështrimi i barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas?
Si mund të regjistroheni?
Për t’u regjistruar, klikoni: https://forms.office.com/r/vdSdzKiDQc
Regjistrimet mbyllen në datën 26 Prill 2021.
Bootkampi organizohet nga UNDP në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë, Embassy of Sëeden in Tirana.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, prezantohet drafti
“Abetaret elbasanase” nga Natasha Shuteriqi Poroçani