Krijim

“Udhëtimi i farës së vogël”, tregim nga Antigona Marku

“Udhëtimi i farës së vogël” është një tregim për fëmijë nga Antigona Marku. Ju ftojmë la lexoni...

Manushaqja ose në disa raste viola ose violeta ose vjollca është bimë me lule nga familja Violaceae, që përbëhet nga 400–500 specie të shpërndara në vise të ndryshme të botës. shumica e specieve rriten në hemisferën veriore por disa lloje janë gjetur edhe në Hawai, Australi, dhe në Ande në Amerikën jugore.


Përshkrimi: Manushaqja (Viola Odorata) është bimë barishtore shumëvjeçare, 5-15cm, me rozetë gjethesh dhe me stolone. Gjethet janë rrotullore, me bazë si zemër. Lulet janë ngjyrë manushaqe ose të bardha, aromatike. Petlat anësore të drejtuara nga poshtë, kurora jo e rregullt, me shpor më të gjatë se shtojcat e kupës. Fruti është kapsulë rruzullore. Manushaqja është bimë aromatike dhe mjekësore.


Përhapja: Manushaqja gjendet në shkorreta, gjerdhe etj. 



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,246 Lexime
8 muaj më parë