Meksikë

Udhëtim në “Plazhin e Dashurisë”

Plazhi i fshehur është i mbyllur në një krater i cili filtron rrezet e diellit, e karakterizuar nga rërë dhe ujë kristal. Plazhi u bë i famshëm në të gjithë botën nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat publikuan foto të imazheve spektakolare

“Plazhi i Dashurisë”, “Playa del Amor” është një plazh mahnitës i cilësuar si vendi i ëndrrave. Ky vend i mrekullueshëm është krijuar nga shpërthimi i një bombe. Plazhi i fshehtë ndodhet në arkipelagun e Ishujve Marieta, disa kilometra larg brigjeve të Nayarit në Meksikë. Një tunel 6 metra i gjatë që ndodhet në oqean duhet përshkuar për të shkuar në “Plazhin e Dashurisë”.

Ishujt janë formuar mijëra vjet më parë pas një shpërthimi vullkanik. Këta ishuj janë përdorur për qëllimi ushtarake dhe pikërisht në këtë periudhë shpërthimi i një bombe ka krijuar këtë plazh mahnitës.

Plazhi i fshehur është i mbyllur në një krater i cili filtron rrezet e diellit, e karakterizuar nga rërë dhe ujë kristal. Plazhi u bë i famshëm në të gjithë botën nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat publikuan foto të emërtuara “imazhet spektakolare të oazit meksikan”. Falë kësaj ky destinacion u bë i super populluar.

Islas Marietas është vendi i përsosur për të parë dhe admiruar breshkat e detit, delfinët etj. Një parajsë ku ju nuk mund të qëndroni gjatë, por mund të shkoni ta vizitoni këtë vend dhe të ktheheni brenda ditës.

Mund të zhvilloni ekskursione në të gjitha vendet e Bahía de Banderas: Punta Mita, Nuevo Vallarta, Bucerias, La Cruz de Huanacaxtle dhe Puerto Vallarta, aty ku ndodhet aeroporti.

Kostoja e udhëtimeve apo ekskursioneve të organizuara varion mes 900 dhe 1.400 pesos në monedhën vendase ose 40-70 euro. Prenotimi i një anijeje nga Puerto Vallarta kushton 700 pesos për një orë, pra rreth 35 euro.

2,363 Lexime
8 vjet më parë