Nuk ju del gjumi në mëngjes? Microsoft e ka një zgjidhje

Microsoft ka krijuar një aplikacion të ri alarmi për të zgjuar gjumashët. Aplikacioni, i quajtur ‘Mimicker Alarm’, mund të fiket vetëm nëse përdoruesit kryejnë një nga detyrat që i kanë vendosur vetes

Microsoft ka krijuar një aplikacion të ri alarmi për të zgjuar gjumashët. Aplikacioni, i quajtur ‘Mimicker Alarm’, mund të fiket vetëm nëse përdoruesit kryejnë një nga detyrat që i kanë vendosur vetes. Kur vendosin alarmin në darkë, përdoruesit duhet të zgjedhin tre detyra që duan të kryejnë – ata mund të zgjedhin të shkrepin një selfie me një mimikë të caktuar të fytyrës, të shkrepin një foto të një objekti me ngjyrë të kuqe, ose të thonë një shprehje të gjatë.

E vetmja mënyrë për të fikur alarmin është duke kryer të gjithë këto detyra brenda një limiti të caktuar, përndryshe alarmi do të vazhdojë me zilen bezdisëse. Aplikacioni mund të shkarkohet falas tek Google Play Store.

2,197 Lexime
8 vjet më parë